Superliga/“Poker” i Skënderbeut
ndaj Laçit,Kukësi thyen Lushnjën

Superliga/“Poker” i Skënderbeut<br />ndaj Laçit,Kukësi thyen Lushnjën<br>
Kanë përfunduar 2 ndeshjet e para të javës 23 të Kategorisë Superiore në futboll, ku ekipet pretendente kanë arritur të fitojnë me lehtësi. Kështu, Skënderbeu ka mposhtur 4-0 Laçin në Korçë, në një ndeshje me shumë pak tifozë, pasi “Ujqërit e Dëborës” kanë protestuar ndaj Komisionit të Disiplinës dhe Policisë.

Aliti shënoi që në minutën e pestë për bardhekuqtë, duke çliruar ekipin e tij. Në 35’, Sowe shënon një gol të thjeshtë dhe Skënderbeu e mbyll pjesën e parë në avantazh të dy golave. Në të dytën, është Sowe që shënon në 57’, duke mbyllur praktikisht ndeshjen, me kurbinasit që nuk u futën asnjëherë në lojë. Tetë gola për Sowe në këtë kampionat. Në fund, shënon edhe Krasniqi për korçarët.

Skënderbeu-Laçi 4-0

Aliti 4′, Soue 36′, 56′, Krasniqi 89’

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Dita, Nimaga, Muzaka, Xhejms, Gavazaj, Soue. Trajner: I.Daja.

Laçi: Selmani, Qaqi, Fangaj, Lulaj, Sefgjini, Bardhi, Gjoni (Jonuzi 63′), Eskerda, Uzuni (Zogaj 46′), Shtubina (Xhixha 46′), Rexhinaldo. Trajner: G.Mezani.

Gjyqtarë: J.Xhaja, D.Rexha

Kartonë të verdhë: Vangjeli 41′

Në sfidën tjetër, Kukësi ka fituar 2-1 në Lushnjë. Të tre golat janë shënuar në pjesën e parë, madje në 5 minutat e fundit të këtij fraksioni. Fillimisht ishte Idrizi për verilindorët që shënon në 41’, ndërsa 2 minuta më pas Guri dyfishon për Kukësin. Lushnja ngushton diferencën në 45’ me anë të Cankës. Vendasit u përpoqën në pjesën e dytë të barazonin, por nuk ia dolën dot.

Lushnja-Kukësi 1-2

Canka 45’+1’/ Idrizi 40′, Guri 42′

Lushnja: Bejte, Magani, Prençi, Bufazi, Ruço, Meto (Gava 46′), Alushi, Papa, Pepa, Canka (Përgjini 78′), Sefa. Trajner: Dritan Çuko.

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Hoxha, Shameti, Rrumbullaku, Dzaria, Musolli, Et’hemi (Et’hemi 65′), Kale, Shkodra (Imami 81′), Guri. Trajner: Peter Pacult.

Kartonë të verdhë: Papa 58′, Canka 62′

Karton i kuq: Çela 93’

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron