Superliga rikthehet të enjten pas tragjedisë së Duamena, trajneri i Tiranës Ahmataj: Është hidhërim shumë i madh

Superliga shqiptare e futbollit do rikthehet të enjten me 3 ndeshje të javës së 12 pas tragjedisë së Duamenas, i cili humbi jetën në fushën e lojës së Rrogozhinës. Do jetë pikërisht ndeshja e ndërprerë mes Egnatias dhe Partizanit që do luhet e para. Kjo supersfidë, që humbi rëndësinë pas ngjarjes që tronditi futbollin shqiptar, do të nisë në orën 13:30 nga minuta e 24 me rezultatin 1-1.

Klubi i Egnatias ka njoftuar se hyrja për tifozët do jetë falas, si shenjë nderimi për sakrificën e Duamenas.

Ndërkohë po të enjten, por në orën 20:00 në Air Albania do luhet sfida mes Tiranës dhe Kukësit. Në prag të sfidës trajneri i bardhebluve Julian Ahmataj fillimisht u ndal te ajo që ndodhi në Rrogozhinë.

“Është një hidhërim shumë i madh, por nuk duhet të ndikojë në vazhdimin e futbollit, sepse duhet të triumfojë kundrejt fatkeqësive,”-u shpreh Julian Ahmataj, trajner i Tiranës.

Ndeshjet e fundit Tirana ka barazuar kundër Skënderbeut dhe ndaj Kukësit kërkon vetëm fitore.

"Rezultatet janë gjithmonë anë psikologjike për lojtarët. Ndonjëherë skuadrat marrin disa rezultatet pozitive dhe pastaj ngrihen shumë lart si nivel,"-tha Julian Ahmataj, trajner i Tiranës.

Po të enjten në program është Dinamo Erzeni, ndërsa të premten do luhen dy sfidat e tjera të javës së 12 mes Skënderbeut dhe Teutës si dhe Vllaznia-Laçi.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur