Superliga, Teuta në vështirësi
ikën Magani, vjen Stavri Nica

Superliga, Teuta në vështirësi<br />ikën Magani, vjen Stavri Nica<br>
Tashmë është zyrtare, Gugash Magani nuk është më trajner i Teutës. Klubi durrsak konfirmoi përfundimisht zërat që po qarkullonin prej ditësh nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Në komunikatën e shkurtër për shtyp, drejtuesit e Teutës kanë shprehur mirënjohjen e tyre ndaj Gugash Maganit. Në të njëjtën kohë Teuta bëri të ditur se vendin e Maganit në pankinë do ta marrë Stavri Nica prezantimi i të cilit do të bëhet në 4 janar. Nica do të ketë përkrah tij në stol Ilir Biturkun si trajner të dytë.

Dukej se largimi i Gugash Maganit nga Teuta ishte i paracaktuar më parë. Trajneri peqinas javë më parë dha dorëheqjen nga detyra e tij pas humbjes me Lushnjen duke deklaruar se ndihej i tradhtuar nga disa prej futbollistëve, por drejtuesit e Teutës në atë kohë e refuzuan dorëheqjen e tij duke e mbajtur atë në detyrë.

Pas 16 javësh kampionat, Teuta e sheh veten në pozita delikate pasi ndodhet ne vendin e 8 me 15 pikë, po aq sa edhe Vllaznia e Shkodrës që është një pozicion më poshtë. Për sa i përket zëvendësuesit të Maganit, Stavri Nica, ky i fundit në javët e para ishte në stolin e Laçit, por u largua pas përplasjeve me drejtuesit e klubit kurbinas për merkaton e kryer.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal