Superliga shqiptare e futbollit ka zhvilluar këtë të diel dy nga ndeshjet e raundit të 27-të. Në kryeqytet Tirana u mposht 0-1 nga AF Elbasani, teksa bardheblutë janë në krizë të thellë duke marrë humbjen e katërt radhazi. Nga ana tjetër Bylisi fitoi 1-0 kundër Vorës dhe del nga zona e ftohtë, duke spostuar vorakët në vorbullën e mbijetesës.
Në 'Selman Stërmasi' të kryeqytetit Tirana pësoi humbjen e katërt radhazi duke u mposhtur 0-1 nga AF Elbasani. Goli i Ze Gomes në minutën e fundit të pjesës së parë vendosi duelin, teksa bardheblutë shohin fundin e ftohtë dhe nuk po e marrin veten paçka se në stol rikthyen trajnerin Orges Shehi. E gjithë ndeshja ishte e tensionuar, me dy grupet e tifozerive që u shanë 'me libër shtëpie'. Në fund nuk mungoi as tensioni në fushë mes futbollistëve, me Kobiljar të Tiranës që u ndëshkua me kartonin e verdhë. Tensionet vijuan dhe jashtë stadiumit, por policia shmangu përplasjet, disa tifozë u shoqëruan në komisariat. Me 21 pikë Tirana mban vendin e parafundit në renditje, ndërsa AF Elbasani mbetet në pozitën e dytë me 49 pikë.
Në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit, vendasit e Bylisit fituan 1-0 kundër Vorës, duke u marrë vendin në renditje këtyre të fundit. Goli i Ahmed Adepoju në minutën e 88-të të sfidës i dha tri pikë me shumë peshë të besuarve të Mirel Josës që lënë zonën e ftohtë pasi kanë 27 pikë, një pikë më shumë se Vora që ndodhet në vendin e tetë.
Sot në orën 18:00 në Vlorë luhet Flamurtari - Vllaznia, teksa ky raund mbyllet të hënën me dy duelet e fundit.
Superliga, raundi 27-të:
E diel, 8 mars 2026
Bylis 1-0 Vora
Tirana 0-1 AF Elbasani
18:00 Flamurtari - Vllaznia
E hënë, 9 mars 2026 - 19:00
Dinamo - Partizani
Egnatia - Teuta
Renditja:
Ka përfunduar me shumë tension dhe përleshje mes tifozëve ndeshja e superligës mes Tiranës dhe Elbasanit. Më te përfunduar 90 minutat, jashtë ‘Selman Stërmasit’, pati konflikte mes dy tifozërive, siç raporton gazetari Ernest Koçi. Për pasojë të sherreve policia shoqëroj disa tifozë, ndërsa kaosi mbërtheu rrugët pranë stadiumit. U desh ndërhyrja e policisë, e cila ishte e shumtë në numër, që situate të qetësohej.
Për shkak të rëndësisë që kishte ndeshje për të dy skuadrat, në Tiranë udhëtuan më shumë se 1 mijë tifozë të Elbasanit. Kjo bëri që policia të ishte e shumtë në numër për shkak të historikut të përpleshjeve mes këtyre dy tifozërive. Sa i takon ndeshjes ajo u fitua 0-1 nga Elbasani.
Komente










