Superliga/ Tirana ndan pikët me Teutën, bardheblutë ndalen pas 3 fitoresh

Superliga/ Tirana ndan pikët me Teutën, bardheblutë ndalen pas 3 fitoresh

Gjatë ndeshjes Tirana- Teuta në Selman Stërmasi

Ndeshja e parë e javës së 20 të Superligës mes Tiranës dhe Teutës ështe mbyllur ne barazim me rezultatin 1-1. Në "Selman Stërmasi" ishin miqtë nga Durrësi ata të cilet kaluan të parët ne avantazh teksa realizuan që në minutën e 2 me Gerhard Prognin.

Një goditje e rëndë për bardheblutë ende pa nisur mirë sfida, por që dalëngadalë morën  lojën në kontrroll. Duhet të vinte minuta e 38 për të parë golin e barazimit të realizuar nga anglezi Ngo pas një kombinimi të përkryer me Grent Halilin.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat menduan më shumë për mbrojtjen se sa për sulmin dhe ndeshja u mbyll në 1-1. Një rezultat që i shkon më shumë për shtat Tiranës, pasi Teuta e Shkëmbit ka pretendime të mëdha për këtë sezon. Nga ana tjetër bardheblutë ndalen pas 3 fitoreve radhazi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)