Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të shtunë katër ndeshjet e mbetura për raundin e 26-të. Te tri pikët dolën Dinamo dhe Partizani, ndërsa AF Elbasani dhe Bylisi ndanë nga një pikë. Në barazimin 1-1 u mbyll edhe ndeshja mes Teutës dhe Flamurtarit e cila ishte e fundit për këtë raund.

Në ‘Arenën e Demave’ Partizani fitoi 2-0 kundër Egnatias falë golave të Muratajt në minutën e 8-të dhe Sidibe në minutën e 14-të. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për ‘Demat e Kuq’ që shohin nga zona e ‘Final 4’. Ndërkohë Egnatia humbet vendin e dytë.

Në Elbasan, vendasit e AF Elbasanit barazuan 1-1 kundër Bylisit. Ishin miqtë që kaluan në epërsi me 11 metërshin e kthyer në gol nga Stoilov në minutën e 61-të, para se Karim Loukili në minutën e 87-të të barazonte.

Vora u mposht 1-2 në shtëpi nga Dinamo. Kjo ishte fitorja e parë e Dinamos pas shtatë ndeshjeve pa tri pikë, teksa rezulton e para edhe për këtë vit kalendarik. Nga ana tjetër Vora sheh ndeshjen e shtatë radhazi pa fitore. Ishte Vora që kaloi e para në epërsi me golin e Luis Felipes në minutën e 52-të, para se Dinamo të përmbyste me golat e Malomos (54') dhe Ferreiras në shtesën e katërt të ndeshjes. Vora e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Jurgen Vrapit në minutën e 67-të.

Superliga shqiptare e futbollit, raundi 26-të:

E premte, 27 shkurt 2026

19:00 Vllaznia 3-1 Tirana

E shtunë, 28 shkurt 2026

13:30 Vora 1-2 Dinamo

16:30 AF Elbasani 1-1 Bylis

16:30 Partizani 2-0 Egnatia

19:30 Teuta 1-1 Flamurtari

Renditja: