Superliga shqiptare e futbollit nisi të premte me raundin e 26-të. Në stadiumin 'Loro Boriçi' të Shkodrës ishin vendasit e Vllaznisë që përmbysën 3-1 Tiranën duke i 'zhytur' bardheblutë në fundin e renditjes.
Ky raund do mbyllet sot me katër takimet e radhës të cilat do zhvillohen në tre orare të ndryshme. Duke nisur nga ora 13:30 luhet Vora - Dinamo, ndërsa në orën 16:30 në fushë do zbresin katër skuadra. Spikat dueli mes Partizanit dhe Egnatias, ashtu si AF Elbasani - Bylis.
Gjithçka për këtë raund do mbyllet në orën 19:30 me takimin mes dy skuadrave bregdetare. Në "Niko Dovana" të Durrësit do luhet Teuta - Flamurtari për të përmbyllur këtë javë, ndërsa mesjava do i takojë Kupës së Shqipërisë me ndeshjet e kthimit çerekfinale.
Superliga shqiptare e futbollit, raundi 26-të:
E premte, 27 shkurt 2026
E shtunë, 28 shkurt 2026
13:30 Vora - Dinamo
16:30 AF Elbasani - Bylis
19:30 Teuta - Flamurtari
Renditja:
Komente











