Maria Jorstad është një nënë norvegjeze, e cila jeton në Kopenhagë me burrin e saj dhe katër fëmijët e tyre. Ajo u bë e njohur në rrjetet sociale kur filloi të postojë foto të shtatzënisë dhe jetës së saj të përditshme pas lindjes së tripletëve në llogarinë e saj në Instagram.
Pasqyrimi në realitet i situatës që ajo po kalon, duke mos u përpjekur ta zbukurojë situatën e aq më tepër ta bëjë tragjike, ka bërë që ajo të ketë shumë ndjekës në rrjetet sociale. Jorstad në momentet e kapura në foto gjatë jetës së përditëshme, kujdeset të tregojë situata të shumta dhe të ndryshme jo vetëm të familjes,pra bashkëshortit dhe 4 fëmijëve, por edhe edhe të vetes së saj.
Përmes fotove në Instagram, Jorstad ka treguar ndryshimet që ka pësuar trupi i saj, duke vënë në dukje rrudhat, pavarësisht se kanë kaluar disa muaj pas sjelljes në jetë të foshnjeve të saj.
"Ky është trupi im, 63 javë pas lindjes së tripleteve. Jam kthyer në masën time të vjetër dhe përdor vetëm latex kur vesh këmisha dhe fustane të ngushtë ose pantallona të shkurtra. Por lëkura në bark tim shpesh zgjat dhe del nga pantallonat e mia ... Oops!
Nuk jam mësuar akoma ta shoh barkun tim në pasqyrë – sepse më duket sikur nuk është pjesë e trupit tim. Dhe shpesh e shoh veten duke e mbuluar barkun me dorë për ta fshehur kur burri im, gjë që është diçka që nuk e kam bërë kurrë më parë ...
Në përgjithësi nuk kam probleme me këtë pjesë, përveçse në mbrëmje kur ndjehem e parehatshme. Jam diagnostikuar me diastasis recti dhe mund të ndiej se diçka po shkon keq në bark. Aktualisht jam i entuziazmuar për takimin e ardhshëm në spital për të mësuar më shumë rreth mundësisë së një operacioni. Ndërkohë, barku im i rrudhosur është një kujtim i bukur për punën e shkëlqyer që trupi im bëri për mbajtjen e tre bebeve të mia deri në lindjen e tyre dhe unë nuk kam për ta harruar kurrë këtë", shkruan ajo.






Komente
