Superoperacion në Itali, arrestohet pasardhësi i Toto Riinës te 'Cosa Nostra' dhe 45 të tjerë (VIDEO)

Superoperacion në Itali, arrestohet pasardhësi i Toto Riinës te 'Cosa Nostra' dhe 45 të tjerë (VIDEO)

Settimino Mineo, pasardhësi i Toto Riinas te 'Cosa Nostra'

ITALI - Një megaoperacion i forcave italiane të sigurisë në Palermo të Italisë ka çuar në pranga 46 anëtarë të organizatës mafioze siçiliane "Cosa Nostra". Mes të arrestuarve është edhe shefi i ri i mafias, pasardhësi i Toto Riinas, 80 vjeçari Settimino Mineo i cili në Palermo ushtronte zanatin e argjendarit në një dyqan të tij. 

Mineo ka qenë ndër personat e përmendur edhe nga Giovanni Falcone në gjyqin e madh kundër "Cosa Nostras" ndërsa në prangat e policisë ra 12 vite më parë. Pas qëndrimit në burg për 11 vite, Settimino Mineo la qelinë vitin e kaluar. Gjatë të njëjtit operacion janë arrestuar edhe Gregorio di Giovanni, në të kaluarën i njohur si "kumbar mafioz" si dhe Filippo Salvatore Bisconti e Francesco Colletti.

Mediat italiane theksojnë se udhëheqësit e Cosa Nostra-s, pas mbledhjes së fundit të mbajtur në vitin 1993, për herë të parë u takuan në maj të këtij viti. Gjatë hetimeve është vërtetuar se udhëheqësit kanë vijuar aktivitetin kriminal të organizatës me eksporte fiktive mallrash, sulme të armatosura dhe zhvatje.

Settimino Mineo nuk mbante celular
“Koka” e organizatës më të famshme mafioze në Itali, “Cosa Nostra” Settimino Mineo nuk mbante celular. Mineo bënte në dukje një jetë prej një argjendari, por lidhjet e tij me mafian ishin të hershme. Ai mori në dorë drejtimin e organizatës mafioze pas arrestimit të Toto Riinës i njohur si “Capo dei Capi”. Mineo ndoqi një tjetër linjë të drejtimit të mafias italiane. Ai mbajti një profil të ulët në publik, por ndërkohë aktivitetet e organizatës nisën të gjallëroheshin.

Ishin të shumtë italianët që u habitën kur dëgjuan emrin e tij pasi në publik dihej pak. Mediat italiane zbulojnë se 80-vjeçari e përdorte makinën sa më pak të ishte e mundur dhe ecte vazhdimisht në këmbë. Mineo, merrej gjatë ditës me dyqanin e tij në qendër të Palermos. Ai bëhet “bossi” më i vjetër i mafias siçiliane i arrestuar ndonjëherë. Shkonte i takonte personalisht familjet mafioze në rastet që kishin probleme dhe nuk zhvillonte takime të mëdha mes kokave të grupeve mafioze pasi e konsideronte të rrezikshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 05/12/2018 06:06

    Hahaha hahaha dy karabinier si kto ktu kan arrestu pasardhsin e toto rines fillun viktimat e salvinit per te ba buj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë