Superoperacioni, trafikantët
hodhën në det 2.5 ton drogë

Superoperacioni, trafikantët<br />hodhën në det 2.5 ton drogë
Zbulohet sasia e drogës e sekuestruar nga Policia Italiane e cila po transportohej në Itali me një gomone dhe ishte nisur nga Shqipëria. 2.5 ton drogë ka gjetur Guardi Di Financa të hedhur në det.

Dy trafikantët shqiptarë pasi kanë parë se ishin në ndjekje nga Policia italiane kanë filluar të hedhin thasët me drogë në det.

Gomonia u ndoq për 5 orë në Adriatik
Plot 5 orë ka zgjatur ndjekja që i është bërë kësaj gomonje nga ajri dhe deti, ndërkohë që janë arrestuar dy trafikantët shqiptarë.

Droga është mbledhur në det dhe është çuar më pas në rajonin e Foggias në Itali, siç mund ta shikoni edhe nga këto foto.

[gallery]23383[/gallery]
Fillimisht pranë skafit, Policia ka gjetur 2 ton drogë, ndërkohë që më pas janë gjetur edhe 13 pako të tjera me peshë 500 kg.

Arrestohen skafistët shqiptarë, s'flasin
Dy skafistët e arrestuar, sipas mediave italiane, nuk janë me precedent penal dhe deri më tani kanë refuzuar të japin informacion për bashkëpuntorët.

Fillimisht skafi me 2.5 ton drogë është pikasur nga rojet bregdetare të Malit të Zi, të cilan kanë dhënë alarmin për një mjet të ngarkuar me marijuanë.

Më pas ka qënë Guardia Di Financa dhe avioni Frontex që i janë vënë në ndjekje dhe kanë ndaluar gomonen.

Mediat italianë shkruajnë se policia ka gjetur edhe disa shënime me kode, të cilat trafikantët i kishin me vete. Këto kode mendohet se janë emrat e personave që e prisnin hashashin në Itali.

Emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur nga Policia italiane, për shkak se po vijojnë hetimet për të zbuluar të gjithë grupin.

Mendohet se gomonja ishte nisur nga brigjet e Adriatikut, por ende nuk ëhstë përcaktuar vendi i saktë nga hetimet e deritanishme të policisë shqiptare.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar