Superpushteti i Erdogan, çfarë 
ndryshon në Kushtetutën turke

Superpushteti i Erdogan, çfarë <br />ndryshon në Kushtetutën turke
Rreth 55 milionë turq u ftuan këtë të dielë në votimit, për të thënë fjalën e tyre në referendumin tejet polemizues për Kushtetutën e re.

Sipas ndryshimeve të miratuara tashmë në referendumin kombëtare, presidenti Recep Tayyip Erdogan vishet me fuqi shtesë në pushtet, ndërsa kthen në pozicion honorifik postin e Kryeministrit, duke e zhveshur krejtësisht nga kompetencat. 

Të gjitha ndryshimet në Kushtetutë
Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të 18 neneve, parashikohet rritja e numrit të deputetëve nga 550 që është aktualisht të shkojë në 600 dhe ulja e moshës për deputet nga 25 në 18 vjeç.
 
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të bëhen një herë në 5 vite dhe në të njëjtën ditë. Personit të zgjedhur si president nuk do t'i hiqet lidhja me partinë. 

​Parlamenti do të ketë më pak pushtet, vendi shndërrohet në Republikë Presidenciale.
 
Kandidati për president mund të zgjidhet nga grupet parlamentare, partitë të cilat kanë marrë më shumë se 5 për qind të votave në zgjedhjet paraprake, ose me firmat e 100 mijë qytetarëve.
 
Nëse Presidenti akuzohet për diçka, parlamenti do të ketë mundësi që me një shumicë të theksuar ti hapë rrugën e dërgimit përpara drejtësisë.
 
Zëvendësit e Presidentit dhe ministrat do të mund të zgjidhen dhe shkarkohen nga presidenti. Ngritja e ministrive të reja, heqja, dhënia e detyrave, apo organizimi i tyre do të bëhet me vendim të presidentit.
 
Parlamenti me tre të pestat e votave do të mund të dërgojë vendin në zgjedhje të reja.
 
Nëse presidenti vendos për zgjedhje të reja, zgjedhjet presidenciale bëhen bashkë me ato parlamentare.
 
Nëse parlamenti vendos të shkojë në zgjedhje të parakohshme, gjatë mandatit të dytë të presidentit, atëherë presidenti në detyrë do të ketë të drejtë të hedhë përsëri kandidaturën.
 
Numri i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të ulet nga 17 në 15.
 
Zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale pas referendumit do të zhvillohen më 3 nëntor 2019.
 
Superfuqitë e Erdogan:
 

-Presidenti do të ketë pushtetin të emërojë zyrtarët publike duke përfshirë ministrat.
 
-Do të mund të caktojë një ose disa zv/presidentë.
 
-Posti i kryeministrit që aktualisht mbahet nga Binali Yildirim mund të mos ekzistojë.
 
-Presidenti do të ketë fuqinë të ndërhyjë në sistemin gjyqësor si dhe të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje