Supersfida Gjermani-Angli pa fitues! Italia rikthehet te triumfet, por Mancini mbetet i pakënaqur

Supersfida e së martës në Ligën e Kombeve mes Gjermanisë dhe Anglisë është mbyllur në paqe. Në ‘Allianz Arena’ të Mynihut 90 minutat përfunduan me shifrat 1-1, ndërsa pas pjesës së parë që rezultoi me porta ta paprekura në të dytën ishin ‘panzerat’ e Hansi Flick që kaluan të parët në avantazh.

Hofmman nuk gaboi pasi mori një asisit vendimtar nga Kirmmich. Me golin e realizuar Gjermani uli disi ritmin, ndërsa Anglia pas disa tentativash fitoi një penallti. Nga 11 metra distancë Harry Kane nuk gaboi duke vulosur edhe shifrat përfundimtare të takimit.

Ky rezultat favorizoi Italinë për të marrë vendin e parë në grup me katër pikë si pasojë edhe e fitores 2-1 të ‘axurrëve’ kundër Hungarisë. Të besuarit e Mancinit në Çezena u rikthyen te fitoret pas disfatës me Argjentinën dhe barazimit me Gjermaninë.

Kundër Hungarisë fillimisht zhbllokoi Barrela në një gditje mbreslënëse, ndërsa Pellegrini dyfishoi para se skuadrat ti drejtoheshin dhomave të zhveshjes. Në pjesën e dytë një autogol i prishi qetësinë Italisë, që deri në fund arriti të ruante avantazhin. Gjithsesi trajneri Mancini tha se pavarësisht fitores ‘nuk është i kënaqur, pasi ka edhe shumë punë për rindërtimin e Italisë’.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja