sonte në orën 20:45 do luhet ndeshja më e shumëpritur e Europës, Itali-Gjermani. Për ‘axurrët’ kampionë të Europës koha e artë e Europianit ka përfunduar dhe pas dështimit për të shkuar në Botëror tre ditë më parë morën një goditje të rëndë nga Argjentina që i mposhti 3-0 në finalen e Superkupës mes kontinenteve.
Kriza nuk është problemi i vetëm, pasi Mancinit i ka ikur edhe situata nga duart. Mediat në Itali kanë shkruar se dy futbollistët italian të Lazio-s, Zakanji dhe Lazzari, janë largua pa lejen e stafit nga grumbullimi me kombëtaren. Nga ana tjetër trajneri i Gjermanisë Hansi Flik ka deklaruar se ‘në Europian ishte fans i Italisë, por sot do t’i mundim’. Po për grupin 3 luhet sonte edhe Hungari-Angli.