LEZHË - Udhëtimi në superstradën nga Lezha deri në Kurbin mbetet i mundimshëm dhe në jo pak raste edhe i rrezikshëm. Me mungesë, thuajse totale të sinjalistikës, rruga është mbushur me gropa, gjë që ka çuar edhe në rritjen e premisave për aksidente rrugore. Aksit te ndërtuar para 10 vjetësh i kanë munguar investimet ose kanë qënë provizore, ndërsa shkrirja e drejtorisë së ndërmarrjeve të rrugëve në këtë qark e ka bërë situatën edhe më problematike.

Banorë të Lezhës dhe drejtues mjetesh shprehin rezerva për mirëmbajtjen e këtij aksi, teksa apelojnë shtim të masave . Situatën e vështirë e pranon edhe prefekti i Lezhës, Pal Dajçi, i cili thotë se pritet një ndërhyrje në pjesën e dëmtuar.

Superstrada Lezhë-Kurbin-Fushë Krujë rezulton të jetë shumë problematike edhe për numrin e lartë të aksidenteve rrugore, ndërsa gjatë vitit 2012 në qarkun e Lezhës kanë humbur jetën 48 persona në 209 aksidente të shënuara,ndërsa janë marrë 42 mijë masa administrative dhe pezulluar 2150 leje ndertimi.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)