Superulje në TEG, turma
mësyn për mallra me leverdi
-

Superulje në TEG, turma <br />mësyn për mallra me leverdi<br />-
Kriza ekonomike bën që edhe në Shqipëri njerëzit të vrapojnë e të shkojnë drejt çmimeve më të lira. Mijëra vetë, si nuk ishin parë më parë në Shqipëri, që nga dita e shtunë, dita e hapjes së qendrës së re tregtare TEG, u grumbulluan dhe u vunë në radhë para hyrjes për të blerë televizorë, lodra elektronike, celularë dhe elektroshtëpiake të tjera, të ofruara me ulje çmimesh nga Neptun Shop, i cili ka një dyqan brënda TEG-ut. Për të përfituar edhe nga cmimet me leverdi të ofruara nga Carrefour dhe Jumbo, ku mund të gjendet gjithçka për fëmijët.

Skena të tilla u panë pak javë më parë edhe në Romë, kur Trony, një tjetër dyqan elektroshtëpiakesh, në ditën e inaugurimit, ofroi celularë me 50% ulje çmimesh.
 
Fenomene të tilla, mund të komnetohen në dy mënyra të ndryshme: Kush është optimist pretendon se të vihesh në radhë për të blerë një celular apo TV tregon se kriza nuk ekziston. Nga ana tjetër, pesimistët, gjykojnë se tamam këto mijëra persona në kërkim të çmimeve të favorshme, janë prova e përmasave të krizës.
 
Sido që të analizohet, këto skena (që mund t’i shihni në video dhe foto) janë prova e “skllavërimit” që konsumizmi po prodhon në gjithë botën.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme