Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë me dije se planifikon të krijojë një “Forcë për Inteligjencën Artificiale” dhe të emërojë një 'Car' për të.
Në një postim në Truth Social, lideri amerikan theksoi se nuk do ta pengojnë në asnjë mënyrë rritjen e kësaj industrie të jashtëzakonshme.
“Ne nuk do ta pengojmë ose shtypim në asnjë mënyrë rritjen e kësaj industrie të jashtëzakonshme. Përkundrazi, do ta vlerësojmë, do ta ndihmojmë dhe do ta mbikëqyrim, ndërsa ajo rritet! Megjithatë, ne do të kërkojmë edhe të keqen, dhe mund ta bëjmë këtë, shumë lehtë, me sistemin tonë ekzistues të Drejtësisë Penale dhe Civile.
Për këtë qëllim, unë po formoj Forcën e IA-së, ashtu siç bëra me Forcën Hapësinore, e cila ka qenë një SUKSES i jashtëzakonshëm, në Mandatin tim të Parë. Për këtë qëllim, unë do të shpall, në të ardhmen e afërt, “Carin” e IA-së. Vetëm individët me IQ të Lartë duhet të aplikojnë! IA është Revolucioni i ardhshëm Industrial, ose Interneti, por do të jetë edhe më i madh dhe më me ndikim, ndoshta deri në 25% të PBB-së së vendit tonë. Ne po udhëheqim Kinën dhe pjesën tjetër të botës, dhe kam ndërmend ta mbaj kështu”, shkroi ai.
Në një tjetër postim propozoi edhe ndryshimin e emrit të saj. Ai nisi një sondazh me tre propozime, ku ndjekësit duhet të zgjedhin, duke argumentuar se termi aktual Inteligjencë Artificiale është “i pasaktë” dhe joelegant.
Sipas presidentit të SHBA-së, përkufizime më të përshtatshme mund të jenë “Inteligjencë Superiore”, “Inteligjencë Ekstreme ” ose “Inteligjencë Supreme “.
“Shumë njerëz mendojnë se fjalët “Inteligjencë Artificiale” janë të pasakta dhe shumë të paelokuente në krahasim me IA-në, ose Inteligjencën Artificiale. Një përshkrim shumë më elegant dhe i saktë i këtij fenomeni të ri do të ishte Inteligjencë Superiore (SI) ose Inteligjencë Ekstreme (EI) ose Inteligjencë Supreme (SI). Ky është një Sondazh dhe do ta vlerësoja të gjithë ata që votojnë!”, shkroi ai.
Postimi i Donald Trump








Komente
Komento