Aktori Tom Cruise dhe vajza e tij Suri janë argëtuar pafund të mërkurën në parkun Disneyland, ku të dy e kanë ndjerë veten si persoanzhe të librit “Liza në Botën e Çudirave”. At e bijë, kanë hyrë në një filxhan çaji gjigand ngjyrë vjollcë, ku janë argëtuar pa masë, madje aktori është bërë pak fëmijë, duke respektuar të gjitha dëshirat e Surit. E veshur me një fustan të kuq me pika të bardha , ajo ka preferuar të pikturojë fytyrën më të njëjtën ngjyrë, sigurisht me ndihmën e të atit. Në këtë pasditë plot të qeshura nuk u vu re prania e së ëmës, Katie Holmes, ndërsa Tom i veshur me pantallona xhins dhe një t-shirt, më në fund ka gjetur pak kohë për familjen.