Surpirzon Rama, asnjë largim
nga sekretariati, 3 prurje te reja

Surpirzon Rama, asnjë largim<br />nga sekretariati, 3 prurje te reja<br>
Përkundër pritshmërisë brenda Partisë Socialiste për një spastrim brenda Sekretariatit të PS-së, kryetari Rama dhe sekretari i përgjithshëm, Balla, surprizuan në mbledhjen e Asamblesë, kur sikur thanë ata “I dhanë një shans të dytë sekretarëve që nuk kishin qenë në nivelin e duhur”.

Ata shtuan vetëm dy sekretarë të rinj: një për cështjet ndërkombëtare, që ja besuan zv/ministres së Brendshme, Teuta Vodo dhe një për cështjet zgjedhore, Bledi Çuçi.

Elisa Spiropali do të vijojë të jetë sekretare për rininë, edhe pse është koordinatore kombëtare për koalicionin me njerëzit, ndërsa Blerina Gjylameti do të vijojë të mbajë detyrën e sekretares për koordinimin elektoral, edhe pse është paralelisht kryetare e PS Tiranë.

Edhe pse PS nuk qeveris më në koalicion me aleatët, Musa Ulqini do të vijojë detyrën e tij si sekretar për marrëdhëniet brenda koalicionit. Edhe Alfred Peza qëndron si sekretar për çështjet dixhitale, pavarësisht se nuk u bë më deputet. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj