Surpriza e Aurela Gaçe për Krishtlindje…!

Surpriza e Aurela Gaçe për Krishtlindje…!
Natyra e saj është gjithmonë e paparashikuar, prandaj edhe atëherë kur duhet të mbajë ca sekrete apo kur i duhet të ruajë fshehtësinë e ndonjë surprise nuk mundet. Nuk mund të rrijë dot pa folur, prandaj ka zbuluar gjithçka, edhe një surprirë të fundit që e kishte ruajtur enkas pë fansat me rastin e Krishtlindjes. Pasi ka munguar për pak kohë relativisht të shkurtër në skenë, nuk kishte sesi të mbante të fshehur një sekret kaq të madh: rikthimin në ekran. Këngëtarja Aurela Gaçe do të shfaqet gati pas më shumë se një muaji nga lindja e vajzës së saj në televizionin Klan. “Nesër performance ime e parë në televizion pas lindjes së princeshës time, vij në publik në Nata Amerikane në spektaklin “Këngët e Shekullit”, shkruan Aurela në faqen e saj personale. Ndërkaq që ajo nuk ka mundur dot t’i refuzojë dot ofertës që i është bërë nga organizatorët e një koncerti të mbajtur dy ditë më parë në qytetin e Durrësit, ku të gjitha të ardhurat që u grumbulluan shkuan në ndihmë të vegjëlve të Shtëpisë së fëmijës.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim