DASHI
Marrëdhënia ne çift do përmirësohen ndjeshëm gjate kësaj dite. Do afroheni edhe me shume me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni me te plotësuar. Beqaret do i kenë te gjitha mundësitë për te joshur gjate kësaj dite dhe për ta ndryshuar statusin e tyre sa me pare. Ne planin financiar mos shpresoni për një dite me shume fat sepse gjendja nuk ka për te ndryshuar sa hap e mbyll sytë.
DEMI
Jeta juaj ne çift do jete edhe me e animuar sot dhe emocionet kane për te qene me te fuqishme. Marrëdhënia me partnerin nuk ka për te qene aspak e keqe. Ju beqaret mos luani shume me zjarrin sepse mund te digjeni keq. Ne planin financiar do jeni me te hapur dhe do i dëgjoni këshillat qe do iu japin te gjithë. Kjo gjë do ju ndihmoje ta stabilizoni situatën.
BINJAKET
Nëse kohet e fundit keni pasur disa probleme me partnerin, gjerat kane për t'iu ecur shume me keq sot. Nuk do jeni te gatshëm te lëshoni pe dhe do kërkoni gjithë kohës te komandoni ju. Beqaret mund te kenë disa njohje, por ende nuk ndihen ne humorin e duhur për te hedhur hapa. Ne planin financiar vështirësitë do shumëfishohen sepse kohet e fundit nuk keni ditur t'i bëni mire llogarite.
GAFORRJA
Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete shume i qete sot. Nuk do keni aspak debate me partnerin dhe do e shihni me më shume optimizëm te ardhmen. Beqaret mundet edhe ta takojnë shpirtin e tyre binjak dhe te fillojnë t'i shohin gjërat me një sy tjetër. Saturni do ju bëjë të jeni shumë të kujdesshëm me menaxhimin e financave dhe asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur ne këtë sektor.
LUANI
Ka mundësi qe sot ta ndryshoni rrënjësisht konceptin qe keni për lidhjen e krijuar dhe do bëni te pamundurën qe marrëdhënia mes te dyve te përmirësohet edhe me shume. Nuk do mungojnë as surprizat dhe as momentet romantike. Edhe beqaret do jene shume te favorizuar. Për financat kjo e sotmja do jete një nga ditët me te bukura te vitit dhe nuk do gjendeni aspak ne vështirësi.
VIRGJERESHA
Me një mjedis kaq te paqëndrueshëm jeta juaj ne çift do filloje te ketë probleme sot. Nuk do ndiheni aspak te qete dhe debatet do jene te vazhdueshme. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te hedhin hapa sepse prej tyre do varet gjithë e ardhmja. Financat nuk do jenë shume te mira prandaj bëni kujdes me çdo lloj hapi qe do hidhni. Mos luani me zjarrin sepse do digjeni keq.
PESHORJA
Nëse jeni ne një lidhje sot do e përdorni gjithë sharmin tuaj për ta mbajtur pas vetes atë qe keni ne krah. Nuk do ngurroni as t'i përgatisni ndonjë surprize. Beqaret do kenë një takim elektrizues, i cili shume shpejt do ua ndryshoje jetën njëherë e përgjithmonë. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por goxha me i mire sesa ka qene disa dite me pare. Mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me shume.
AKREPI
Nëse keni një lidhje asgjë e mire nuk do ndodhe sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do keni vetëm debate e konflikte te njëpasnjëshme. As beqaret nuk do ndihen te qete plotësisht sa për te filluar një lidhje siç e kishin ëndërruar. Me mire le te bëjnë edhe pak durim. Me paratë do keni probleme te vazhdueshme dhe nuk do mund te kryeni dot as investimet me te domosdoshme.
SHIGJETARI
Sot do jeni me te vendosur ju te dashuruarit për ta bere marrëdhënien ne çift edhe me te bukur. Yjet do ju mbështesin fort dhe nuk do ju lënë ne balte për asnjë moment. Beqaret do kenë veçse flirte kalimtare dhe asgjë me shume sesa aq. Plutoni dhe Saturni do ndikojnë shume negativisht tek financat dhe do gjendeni shpesh ne vështirësi.
BRICJAPI
Nuk do jeni aspak tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do nxite debate te herëpashershme. Ne disa momente do ndiheni aq keq saqë do kërkoni te ndaheni përfundimisht. Beqaret, pavarësisht tmerrit qe kane nga te qëndruarit vetëm, duhet te jeni te matur dhe te kujdesshëm me çdo hap. Ne planin financiar nuk keni për te hasur asnjë vështirësi.
UJORI
Ju te dashuruarit do e thelloni edhe me tepër marrëdhënien qe keni ndërtuar dhe do filloni te mendoni për te bere diçka me serioze. Nëse jeni beqare, sot do ndodhe diçka e mrekullueshme qe do ju beje te ndiheni pafundësisht mire. Shfrytëzojeni sa me shume çdo çast. Ne planin financiar rekomandohet sa me shume maturi dhe përkujdes sepse ne te kundërt situata edhe mund te destabilizohet.
PESHQIT
Lidhja juaj do forcohet edhe me shume gjate kësaj dite. Do jeni shume me shprehës dhe te gatshëm edhe për ndonjë sakrifice. Beqarët do çmenden pas dikujt qe do takojnë në një mjedis ku do shkojnë dhe nuk do ja ndajnë sytë për asnjë moment. Mirë është që të mos hedhin hapa menjëherë, por të pyesin njerëzit përreth për me shume informacion për të. Buxheti nuk do ketë tronditje.