Surpriza, Japonia e Singapori shtetet
me pasaportën më të fuqishme në botë

Një raport i ri i botuar në shkurt 2018, tregon se sa kufij mund të kalojnë disa dokumente udhëtimi. Janë vetëm dy shtete, qytetarët e të cilëve mund të lëvizin të lirë pa viza në 180 destinacione anembanë botës, dhe ato janë të dyja në Azi.

Japonia dhe Singapori tani janë pasaportat më të fuqishme në botë, sipas indeksit të pasaportave Henley, të përpiluar nga shtetësia globale dhe firma këshilluese e qëndrimit Henley & Partners.

Ata e kanë kapërcyer me sukses Gjermaninë e cila mbante vendin e parë deri një vit më parë, me aksesin pa viza në 179 destinacione. Vitin e kaluar Paraguai hoqi gjithashtu kërkesat për viza për mbajtësit e pasaportave të Singaporit. 

Rritja e indeksit të shteteve të pasura aziatike është vonuar shumë, argumenton Parag Khanna, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Azinë dhe Globalizimin në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

[gallery]25709[/gallery]

Redaksia online
m.p/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve