Dashi
Komunikimi juaj do lërë për të dëshiruar gjatë kësaj dite çka mund të sjellë probleme në çdo fushë. Ju që keni një lidhje do jeni shumë agresive me partnerin tuaj dhe në pjesën më të madhe të ditës do konfliktoheni keq me të. Ju beqarët do bëni mirë të qëndroni edhe sot ashtu si jeni sepse mundësitë që do iu jepen nuk do jenë aspak të mira. Pozicioni i yjeve nuk do jetë shumë i mirë për jetën profesionale.
Demi
Klima yjore do favorizojë bashkëpunimin dhe humorin gjatë kësaj dite. Jeta sentimentale dhe ajo miqësore do jenë shumë të bukura dhe do ua mbushin zemrën me gëzim. Nëse jeni në një lidhje keni për të pasur më shumë çaste intime dhe romantike. Në mbrëmje mund të shkoni edhe në një festë e do argëtoheni si të çmendur. Ju beqarët do kuptoni se keni shumë të përbashkëta me një mik dhe do filloni ta shohin atë me sy tjetër.
Binjakët
Dielli do e favorizojë jetën tuaj sot dhe përgjithësisht do përjetoni emocione pozitive. Nëse keni një lidhje, konfigurimi i yjeve do jetë shumë i mirë kështu që gjerat do ecin për bukuri në jetën tuaj sentimentale. Ndjenjat do jenë akoma më të forta. Ju beqarët do merrni propozime të shumta dhe do ndiheni të përkëdhelur. Gjithsesi mirë është të prisni pak para se të merrni vendime.
Gaforrja
Nëse jeni në një lidhje merrini gjërat sa më shtruar dhe pranoni të flisni gjerë e gjatë me partnerin për disa tema delikate të së shkuarës. Njëherë duhet ta bëni këtë. Ju beqarët nuk duhet të pranoni çdo lloj ftese që do iu bëhet sepse mund ta lëndoni pa masë veten. Në punë më mirë flisni me shefat për gjërat që nuk po ju ecin si duhet sepse do e keni gjithçka më të lehtë më pas. Me financat do jeni inteligjentë dhe nuk do keni asnjë lloj tronditjeje. Do ndiheni më mirë se kurrë më parë.
Luani
Dielli do rilindë dhe ju do i kuptoni gabimet e bëra. Nëse jeni beqarë do jeni gjithë kohës të impenjuar me punë dhe as që do keni mendje të mendoni për jetën sentimentale. Në punë mund të keni disa konflikte me kolegët dhe kjo gjë nuk do ju lejojë t’i mendoni gjërat qetësisht para se të veproni. Me financat duhet të tregoheni sa më të matur që të mundeni në mënyrë që situata mos ju dalë jashtë kontrollit.
Virgjëresha
Hëna do ju bëjë edhe më sharmantë gjatë kësaj dite, por Mërkuri në disa momente do e bllokojë komunikimin në familje. Nëse jeni në një lidhje mundohuni që për çdo dyshim apo paqartësi të flisni hapur me partnerin dhe të mos lini asgjë për nesër. Do falni dhe do ju falin sot. Nëse jeni ende të vetmuar ka mundësi të ndeshni në mes të rrugës një person që do ua ndryshojë jetën në mënyrë të paimagjinueshme.
Peshorja
Ju të dashuruarit do tregoheni shpesh rebelë dhe nuk do bëni ato që do ju kërkojë partneri. Kjo do ndezë debate të shumta. Vetëm nëse toleroni dhe logjikoni lidhja do ju konsolidohet. Ju beqarët më në fund do i shprehni ndjenjat hapur për dikë dhe nuk do ju interesojë aspak çfarë do thonë të tjerat. Në punë do keni disa surpriza shumë të këndshme nga shefat, por në bashkëpunim me disa kolegë të vjetër. Financat do jenë të stabilizuara, por gjithsesi duhet të matni mirë shpenzimet.
Akrepi
Dashuria është ajo që do ju motivojë gjatë kësaj dite dhe do ju drejtojë të bëni zgjedhjet më të mira. Nëse jeni në një lidhje do e adhuroni partnerin për përkujdesin që do tregojë ndaj jush. Ai nuk do ndalet së ju përkëdheluri dhe së plotësuari çdo dëshirë. Ju beqarët nuk duhet të hidhni hapa të kota pa qenë të bindur për atë që doni në të vërtetë. Çdo hap i gabuar do sjellë probleme në të ardhmen.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do iu shkoni gjërave deri në fund dhe do thoni atë që mendoni pa pasur merak se çfarë do thonë të tjerët. Pozicionimi i yjeve do sjellë plot të mira në jetën tuaj sentimentale. Çdo moment do jetë i veçantë dhe i mbushur me pasion. Ju beqarët do ndiheni të përhumbur dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Më mirë qëndroni me miqtë dhe mos kërkoni dashurinë.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite shumë gjëra do qartësohen dhe do ndiheni më pozitivë. Nëse keni një lidhje do përkujdeseni gjatë gjithë kohës për partnerin tuaj dhe marrëdhënia me të do vijë duke u përmirësuar. Nëse jeni beqarë nuk do jeni ende gati për të dalë nëpër takime dhe kohën e lire do e kaloni me miqtë dhe familjarët. Do ndiheni më së miri pranë tyre.
Ujori
Venusi dhe Neptuni do sjellin turbullira ne jetën tuaj sot. Nuk do i shihni gjërat me qartësi dhe ne disa momente atmosfera do ju duket mbytëse. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të mos e acaroni partnerin për gjithçka sepse po u inatos ai mund të dalë nga vetja. As temat delikate mos i prekni. Ju beqarët do e keni të vështirë të pranoni propozimet që do ju bëhen dhe do ja mbathni.
Peshqit
Jeta juaj do përballet me stuhi dhe furtuna të njëpasnjëshme sot. Mundohuni sa më parë t’i vini kapak së shkuarës sepse ajo do ju sjellë herë pas here probleme. Këshillat e të afërmve duhet t’i dëgjoni me kujdes. Nëse jeni në një lidhje do keni gjatë gjithë kohës debate dhe tension. Asnjëri prej jush nuk do hapë rrugë dhe marrëdhënia do destabilizohet. Ju beqarët duhet të ndryshoni rutinën e jetës dhe duhet të dilni sa më shumë.