Surpriza që emocionoi pa masë gruan që vuante nga kanceri i gjirit, një mural 20 metra në murin e spitalit ku trajtohej

Një mural 20 metra i lartë është vendosur në një nga muret e Spitalit Sant'Antonio në Padova, në të cilën paraqitet një burrë dhe një grua të cilët e përqafojnë njëri-tjetrin fuqishëm, për tu tretur dhe shfaqur në forma abstrakte nga beli poshtë.

“Murali përfaqëson historinë e dashurisë midis vëllait tim Casper dhe partneres së tij, Sanne. - tha artisti holandez i rrugës Judith De Leeuw, autor i pikturës dhe një nga 39 artistët ndërkombëtarë që morën pjesë në edicionin e dytë të bienaleve të artit rrugor "Super Walls" që u zhvillua në Padova.

Autori shprehet se Casper dhe Sanne përfaqësojnë familjen e tij dhe theksoi se 8 muajt e fundit ata kanë kanë kaluar një betejë tejet të vështirë kundër kancerit. Pasi Sanne ishte diagnostifkuar me kancertë gjirit në fazën e parafundit. Ata donin të martoheshin por nuk e dinin nëse do të kishin kohë në dispozicion, kështu që ata u martuan menjeherë, pa menduar dy herë. Unë doja t'u jepja atyre diçka të rëndësishme dhe të paharrueshme dhe kjo murale është dhurata ime e dasmës për tan theksoi artisti.

 “Kur pashë muralin u befasova dhe emocionet më pushtuan të tërën. Njerëzit kur vuajnë nga kanceri  nuk shohin të ardhmen shpeshherë dhe ndonjëherë harrojnë gjërat e mira që ndodhin përreth",  komentoi Sanne Esther, nusja që po lufton kancerin e gjirit për gati një vit  ".

1624712717_1624708952081835585a28ba88d91764099b264e1dc202fd9c8.jpg

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mallakastër/ Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari, policia i gjen në makinë armë zjarri dhe municion luftarak

Mallakastër/ Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari, policia i gjen në makinë armë zjarri dhe municion luftarak