Surpriza, takime të reja për beqarët dhe lekë/ Zbuloni shenjat me fat për sot të horoskopit

Surpriza, takime të reja për beqarët dhe lekë/ Zbuloni shenjat me fat për sot të horoskopit

DASHI
Sot do jeni me te disponueshem për partnerin tuaj dhe marrëdhënia me te do lulëzojë. Mos refuzoni disa propozime qe do iu beje sepse do argëtoheni vërtet. Beqaret do kenë një dite te favorshme. Ata do e dine se çfarë do duan dhe do hedhin hapat e duhura. Ne planin financiar perspektivat duken goxha te mira dhe ju mund t’i lejoni vetes ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

DEMI
Dielli do jete ndikuesi me i madh ne jetën tuaj ne çift sot dhe do beje te pamundurën qe marrëdhënia juaj me partnerin te jete sa me harmonike. Do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur me pare. Për beqaret priten takime te jashtëzakonshme qe do ndryshojnë rrjedhën e jetës. Me financat tregoni sa me shume maturi qe gjendja te mbetet e mire edhe ne vijim.

BINJAKET
Nen ndikimin e Venusit, jeta juaj ne çift do jete goxha e kënaqshme sot. Do bëni me tepër përpjekje për te mbajtur një lidhje te forte dhe do kujdeseni ta mbani afër partnerin tuaj. Beqaret nuk duhet ta kërkojnë shume larg princin e kaltër sepse ne te vërtetë ai është shume pranë. Nëse keni kohe qe po mendoni te kryeni investime sot është momenti i duhur. Gjendja financiare do jete e shkëlqyer.

GAFORRJA
Saturni do jete i pozicionuar mire sot ne jetën sentimentale dhe do ua beje gjerat shume me te lehta. Do mbani me shume përgjegjësi për veprimet dhe gjithçka do iu ece me se miri. Beqaret me mire le te presin edhe pak kohe para se te kërkojnë dashurinë. Financave duhet t’iu kushtoni me tepër vëmendje. Menaxhojini me kujdes tani qe edhe e nesërmja te jete e kënaqshme.

LUANI
Fale planetëve, jeta juaj ne çift ka shume gjase te jete e bukur dhe e mbushur me emocione. Partneri do jete shume i ëmbël dhe i dashur me ju gjithë kohës. Beqaret duhet t’i shprehin sa me shume ndjenjat për dike qe kane kohe qe e mendojnë. Vetëm ashtu jeta e tyre do ndryshoje. Ne planin financiar jo vetëm qe nuk do keni vështirësi, por gjerat do ecin mire e me mire.

VIRGJERESHA
Rutina do iu rendoje pafundësisht gjate kësaj dite dhe shpesh do doni te shkëputeni përfundimisht nga gjithçka. Këshillohuni me miqtë dhe ata mund t’iu ndriçojnë mendjen. Beqaret do preferojnë t’i marrin gjerat shtruar dhe nuk do nxitojnë te pranojnë çdo ftese qe do iu behet. Ne planin financiar do reflektoni disa here para se te veproni duke shmangur kështu çdo lloj problemi.

PESHORJA
Sot do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift dhe do keni një marrëdhënie akoma me te mire me partnerin. Nuk do mungojnë here pas here as disa surpriza. Beqaret duhet te tregohen me te kujdesshëm dhe me mire te mos pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Për financat ka për te qene një dite shume e vështirë. Nëse nuk doni te rrezoheni pranojeni ndihmën e te afërmve.

AKREPI
Dite e mbushur me çaste te lumtura do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do mungojnë surprizat nga te dyja palët e madje mund te merret edhe lajmi i ardhjes ne jete te një fëmijë. Beqaret do kenë një dite euforike dhe do mund te ndryshojnë status. Financat do mbrohen mjaft nga Urani. Ai do ju beje edhe me te logjikshëm me te gjitha shpenzimet qe do kryeni.

SHIGJETARI
Jeta juaj ne çift sot do jete e mrekullueshme dhe pasionante. Shpesh do ju duket se jeni ne një ëndërr e bukur nga e cila nuk do doni kurrsesi te zgjoheni. Për beqaret pritet një histori dashurie shume e rëndësishme, e cila do ua ndryshoje edhe pikëpamjet mbi jetën. Buxheti me pak përkujdes mund te mbahet me se miri nen kontroll. Do ndiheni me te qete sot.

BRICJAPI
Debatet dhe mosmarrëveshjet ne çift kane për te qene te vazhdueshme sot. Nuk do arrini dot te merreni vesh për asgjë dhe ne disa momente do e ngrini zërin te stratosfere. Beqaret do futen ne një etape faze shume te ndërlikuar. Ata do bëjnë gabime me pasoja te renda për te ardhmen. Me shpenzimet do jeni te pakujdesshëm dhe ka rrezik qe ekuilibri te pësojë tronditje.

UJORI
Dite shume e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Debatet do i lini pas krahëve përgjithmonë dhe do e shihni me optimizëm te ardhmen. Beqaret do mbështeten mjaft nga Marsi do hedhin hapat e para drejt krijimit te një lidhjeje. Ne planin financiar duhet te jeni shume here me te matur. Për çdo shpenzim bëni llogari ne mënyrë qe te mos keni surpriza te këqija.

PESHQIT
Dite shume pozitive ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Si ju ashtu edhe partneri do i përkushtoheni me shume njeri-tjetrit dhe do e çoni lidhjen me tej. Beqaret duhet te binden plotësisht para se te pranojnë te dalin me dike. Nëse nxitohen sot do kenë pasoja nesër. Financat nuk do arrini dot t'i mbani nen kontroll dhe tronditjet do jene te vazhdueshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura