TIRANE- Partitë opozitare në Kosovë kanë arritur dje një marrëveshje paszgjedhore për të shmangur një mandat të tretë qeverisës të kreut të PDK-së, Hashim Thaçi. Lidhja Demokratike e Isa Mustafës, Aleanca për Ardhmërinë e Ramush Haradinajt dhe Nisma e Fatmir Limajt kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për formimin e qeverisë së re, pavarësisht fitores së PDK-së në zgjedhjet e së dielës. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, ajo që ata e quajnë si “qeveria e shpresës” do të përqendrohet tek zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës dhe lufta e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Më tej shprehet angazhimi për të punuar drejt anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. Në deklaratë thuhet se bashkarisht është vendosur që i caktuari i tyre për kryeministër të jetë Ramush Haradinaj. Kryetari i Kuvendit i takon LDK-së, e po ashtu edhe Presidenti në përputhje me Kushtetutën. Nisma do të përfaqësohet me një zv.kryeministër. Të gjitha përgjegjësitë e tjera politike dhe institucionale do të ndahen në mënyrë proporcionale sipas fuqisë politike në Kuvend. Liderët e partive në fjalë zotohen më tej të vazhdojnë konsultimet me pjesën tjetër të spektrit opozitar dhe partitë e komuniteteve.
Në bazë të ligjit zgjedhor kosovar, partia e parë mandatohet për formimin e qeverisë së re. Por nëse PDK nuk siguron dot shumicën e nevojshme për formimin e kabinetit të ri, mandatimi i kalon automatikisht partisë së dytë më të votuar, në këtë rast LDK-së. Në rast se LDK do të merrte mandatimin atëherë do të vihej në jetë marrëveshje e sapopublikuar mes LDK-së, AAK-së dhe Nismës.
Reagimi
Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se vlerëson lart gjithë procesin e zgjedhjeve të përgjithshmë për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe përgëzon qytetarët dhe institucionet përgjegjëse për arritjen e standardeve më të larta demokratike. Në lidhje me deklarimet e disa partive politike për formimin e koalicionit te ardhshëm qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës vlerësoi zyrtarisht, përmes një komunikate, se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton shumë qartë se mandati për formimin e Qeverisë i takon fituesit të zgjedhjeve, në këtë rast Partisë Demokratike të Kosovës.
Mandati për formimin e Qeverisë buron nga vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët i dhanë Partisë Demokratike të Kosovës besimin për të vazhduar udhëheqjen e Qeverisë dhe për të zbatuar Misionin e Ri për Kosovën, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe krijimit të vendeve të reja të punës, thuhet në komunikatë.
“Ne u bëjmë ftesë të gjithëve që të përmbahen nga tendenca për të shkelur verdiktin demokratik të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thekson partia e Hashim Thaçit.
Ndërkohë, edhe konsitucionalisti Arsim Bajrami tha se marrëveshja e arritur në mes LDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën është anti-kushtetuese. Sipas tij Kushtetuta e përcakton që mundësinë për formimin e qeverisë së re e ka vetëm partia që ka dalë e para në zgjedhje parlamentare.
“Është marrëveshje anti-kushtetuese dhe joinstitucionale sepse nuk ka bazë në Kushtetutën e Kosovës, për shkak se neni 95 në mënyrë shumë të qartë e përcakton që mandatin për ta formuar qeverinë e ka partia politike apo koalicioni parazgjedhor që ka shumicën e ulësve në parlament dhe kjo është shumë e qartë dhe vetëm nëse brenda 15 dite nuk arrihet të formohet qeveria nga mandatari i parë atëherë ka një afat shtesë prej dhjetë ditëve, por përsëri presidentja do ta nominoj kandidatin për kryeministër nga mazhoranca, kështu që kjo marrëveshje është anti-kushtetuese. Sipas nenit 95 pika 4 thotë se kemi procedurë të njëjtë, pra nominohet kandidati i dytë nga mazhoranca”, ka thënë për “Zërin”, Arsim Bajrami.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com