DURRËS - Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar pasditen e kësaj të enjte buxhetin për vitin 2019. Pas diskutimeve, ku nuk munguan as debatet, buxheti u miratua falë bashkimit të votave të LSI me PS-në.
Buxheti i vitit 2019 u miratua me 27 vota, ndërsa gjashtë nga votat ishin të këshilltarëve të LSI, duke plotësuar kështu kuorumin e mbledhjes. Në mbledhje mungonin këshilltarët e Partisë Demokratike dhe ajo pak opozitë është bërë nga LSI, të cilët në përfundim bashkuan votat me socialistët.
Buxheti i Bashkisë së Durrësit llogaritet rreth 23 milionë euro, 5.7% më i lartë ai i vitit të kaluar. Fokusi i buxhetit mbeten investimet në infrastrukturë dhe përmirësimi i shërbimeve në dobi të komunitetit.