Surprizë për Heidin në BBVIP, një mesazh ‘i koduar’ nga vëllai i saj i vogël

Surprizë për Heidin në BBVIP, një mesazh ‘i koduar’ nga vëllai i saj i vogël

Heidi dhe vëllai i saj

Në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP pati një surprizë për banoren Heidi Baci e cila u taku me vëllain e saj të vogël Denin. Para këtij takimi ajo bisedoi në Ledionin në dhomën e rrëfimit duke treguar edhe raportin tepër të ngushtë që ka me të.

Ledioni: Si është të kesh një vëlla 12 vite më të vogël?

Heidi: Është fantastike, sepse e ke më shumë si bebe. Kur rritet, e ke si një shpatull. Sinqerisht ndihem me shumë fat.

Ledioni: A të kërkon llogari?

Heidi: Po, gjithë kohës. Kur mërzitem, më thotë mos bëj kështu, mos bëj ashtu.

Ledioni: Çfarë kërkon për të?

Heidi: Kërkoj më të mirën për të. Vetëm të jetë i lumtur.

Ledioni: Unë e di që të ka marrë malli për të dhe sot Vëllai i Madh e ka sjellë shumë afër teje.

Më pas Heidi shkoi të takonte vëllain e saj në dhomën e surprizave, pa i mbajtur lotët. Gjithashtu, ata patën dhe një moment komik, ku u ulën të luanin së bashku “Playstation”.

“Unë s’e kam parë shumë sepse kam mësime. Por po ecën mirë dhe për ne është fituese. Vazhdo kështu, luaj fortë. Të puthim fortë. Ndiq intuitën tënde, sepse do të të çojë te e vertëta”,- ishin fjalët e Denit për të motrën.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut