Surprizoi si forcë e tretë në Tiranë, Arlind Qori: Po të kisha mundësi do u puthja duart votuesve, ne jemi rrezja e shpresës në këtë zymtësi politike

Surprizoi si forcë e tretë në Tiranë, Arlind Qori: Po të kisha mundësi do u puthja duart votuesve, ne jemi rrezja e shpresës në këtë zymtësi politike

Arlind Qori

Surpriza e këtyre zgjedhjeve si forcë e tretë, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka dhënë sot një mesazh falënderues për të gjithë qytetarët që i dha në besimin për bashkinë e Tiranës. Qori u shpreh se po të kishte mundësi do u puthte duart të gjithë qytetarëve që i dhanë besimin.

Qori e ka parë këtë renditje si forcë e tretë në Tiranë si një rreze shprese në zymtësinë e madhe të politikës në Tiranë.

“Në këtë zymtësi kaq të madhe mendoj se ka një rreze shprese dhe ata janë të gjithë votuesit tanë që jo vetëm na kanë votuar por na kanë besuar. Të kisha mundësi do u puthja duart, jo thjesht se më votuan por me votën e tyre në një situatë dëshpërimi, këta qytetarë kanë guxuar e kanë pasur shpresë jo vetëm në ditën e votimit por gjithnjë. Dua të përulem para atyre. Pafundësisht kam ripërsëritur mesazhin “Mos na tradhtoni” dhe unë po ju them sot se ne nuk do ju tradhtojmë.

Më parë hidhemi në zjarr sesa të tradhtojmë një akt kaq të madh qytetarie. Dua të falënderoj po aq fort aktivistë të lëvizjes bashkë që bashkë me mua kemi trokitur në dhjetëra mijëra dyer. Ne ja kemi dalë të mbrojmë të gjithë votuesit tanë dhe kemi punuar për secilën votë. Shoqet dhe shokët e mij të lëvizjet bashkë nuk kanë fjetur asnjë minutë, janë akoma duke ndjekur procesin e këshillit bashkiak. Ne në këtë fushatë kemi pasur mbështetjen e shumë qytetarëve, ne na kanë dhuruar edhe para që shkuan për biçikletat tona, fletushka dhe për bileta autobusësh. Dua të falendeorj mbështetësit tanë nga Kosova. Ata kanë parë një rreze shprese në Shqipëri. Tirana dhe Shqipëria po gdhihen të zymta, me një pushtet i cili është më i fuqishëm se kurrë, asnjë parti nuk ka qenë kaq e pushtetshme sa PS dhe asnjë parti nuk ka qenë ndonjëherë më e korruptuar se kaq sa Rama dhe Veliaj. Fakti që Veliaj është në krye të bashkisë është lajm i keq për aq kohë sa ka më shumë kulla dhe më pak parqe. Lëvizja Bashkë nuk është më vetë, është shprehja e materializimi i atyre qytetarëve që na votuan sot e më shumë që do na bashkohen nesër. U bëj thirrje të na bashkohen që të mbrojmë aq pak demokraci sa kemi. Ne ccdo ditë do jemi aktivistë, do të përpiqemi se për ne politika nuk është elektoralizëm, pikëmbërritja jonë janë zgjedhjet jo pikënisja.”- tha Arlind Qori.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Osman: 16/05/2023 16:47

    Lëvizja bashkë do të zgjerohet shumë shpejt. Objektivi i rradhës do të jetë zgjedhjet parlamentare. Për këtë duhen shtuar fuqitë dhe rradhët e antarësisë. Suksese Lëvizja Bashkë .

    Përgjigju
  • Red&black: 16/05/2023 15:01

    Njeriu "undercover" i zen gerdecit....

    Përgjigju
  • Linda: 16/05/2023 14:00

    O Qorri ato pak vota qe mire ti respektosh e te ulesh koken te punosh se me propoganda si eshte e jo situata jemi ngopur,Hajt jepi drejtim e puoo atje ku do te ven.

    Përgjigju
    • Italia si moter: 16/05/2023 14:25

      Ti puthesh edhe bythen ,por jo vetem me sharje dhe propagande ,duhet te punosh shume dhe me projekte konkrete se ti perfitove nga perçarja e pd

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje