Surprizon May: Britania duhet të
mbajë zgjedhje të parakohshme

Surprizon May: Britania duhet të<br />mbajë zgjedhje të parakohshme
Kryeministrja britanike Theresa May ka çuditur me deklaratën e saj më të fundit ku është shprehur se vendi duhet të hyjë në zgjedhje të parakohshme.
 
Në fjalën e saj përpara popullit britanik, May tha se më datën 8 qershor duhet të mbahen zgjedhje të parakoshme me qëllim që vendit t’i ofrohet më shumë siguri dhe stabilitet.
 
Për kryeministren, pas referendumit për daljen e vendit nga Bashkimi Europia, Britania ka nevojë për një lidership më të fortë.
 
“Unë kam arritur në përfundimin se mënyra e vetme për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin për vitet e ardhshme është që të bëhen këto zgjedhje të parakohshme për një lidership më të sigurt”, tha May."

Sipas May-t, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen për të fituar një mandat të drejtëpërdrejtë për të udhëhequr vendit pas Brexit, divorcit me BE-në. 

Deklarata e kreut të Downing Street ka suprizuar të gjithë, pasi vetëm pak kohë më parë ajo është shprehur se mënyrë kategorike zgjedhjet e ardhshme do të mbaheshin sipas planit, më 2020.

Një tjetër arsye se përse Theresa May kërkoi zgjedhje të parakohshme është fakti se sondazhet e opinionit public janë në favor të konservatorëve britanik që janë rreth 21 pikë përqindje para laburistëve të Jeremy Corbyn i cili pak kohe  më parë është treguar i gatshëm për zhvillimin e  zgjedhjeve të parakohshme.

Në kushte të tilla pritet që kërkesa e kryeministres të miratohet kete te merkure pa asnje problem në parlament.


Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë