"Ndoshta ata nuk janë as rusë," tha ai për NBC News. "Ndoshta ata janë ukrainas, tartarë, hebrenj, vetëm me nënshtetësi ruse. Edhe kjo duhet të kontrollohet", sqaroi ai.
CIA arriti në përfundimin se Moska ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe mbushi mediat sociale me dezinformata. Muajin e kaluar, FBI akuzoi 13 rusë dhe tre kompani ruse se kishin ndërtuar një bazë kibernetike në qytetin rus të Shën Petërburgut.
Putin tha se nuk është i shqetësuar nëse ata ishin rusë. “Çfarë ka nëse ata janë rus?” Ka 146 milionë rus, e çfarë pastaj? Ata nuk përfaqësojnë interesat e shtetit rus. Ndoshta ata kanë shtetësi të dyfishtë. Ose ndoshta një kartë jeshile. Ndoshta amerikanët i paguanin ato për këtë punë. Ku e dini ju? Une nuk e di”, shtoi më tej ai.
Putin tha se edhe nëse hetimi i FBI zbulon se shtetasit dhe kompanitë ruse janë fajtorë për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA, kjo nuk mund të përbëjë një krim në Rusi. "Ne në Rusi nuk mund të ndjekim penalisht askënd për sa kohë nuk e kanë shkelur ligjin rus", tha ai. "Na jepni një kërkesë zyrtare dhe do të hulumtojmë për të".
Vetë Donald Trump i ka hedhur poshtë pretendimet se ekipi i tij ka bashkëpunuar me Moskën.
Redaksia Online
A.S /Shqiptarja.com