Me një vendim të habitshëm, Prokuroria e Posaçme mësohet të ketë vënë nën sekuestro preventive, llogaritë bankare të ‘Albania Land Development’, kompania e cila zotërohet nga dy sipërmarrësit e njohur nga Katari, vëllezërit Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, të cilët kanë parashikuar të investojnë së bashku me Jared Kushner-in, dhëndrrin e presidentit amerikan Donald Trump, në ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec.
‘Albania Land Development’, rezulton të ketë blerë sipërfaqet e tokës mbi të cilën do të realizohet projekti. Ajo fillimisht, ishte në pronësi të Redi Strugës, i cili pasi e shiti, e emërua një nga tre administratorët e kompanisë, por me të drejtë të kufizuar të firmës.
Sekuestro preventive e SPAK-ut, vjen si pjesë e një hetimi të nisur disa javë më parë, mbi titujt e pronësisë në zonën e Zvërnecit. Sipas asaj që deklaroi një ditë më parë kryeministri Edi Rama, investitorët nga Katari, i kanë blerë sipërfaqet e tokës, përmes transaksioneve bankare, nga subjekte dhe individë të pajisur me tituj pronësie. Ndërhyrja e beftë e Prokurorisë së Posaçme, duke bllokuar llogaritë e kompanisë, rrezikon të verë në pikëpyetje investimin që në total përllogaritet, sipas deklarimeve publike, në 4 miliard euro, më i madhi i realizuar ndonjëherë në Shqipëri, jo vetëm në fushën e turizmit.
SPAK po heton kryesisht, ende pa vërtetuar nëse ka pasur shkelje dhe cilat mund të jenë ato në origjinën e pronave, por ndërkohë po godet me sekuestro preventive të llogarive bankare, kompaninë që i ka blerë këto prona. Kështu, de facto, SPAK po bllokon të gjithë aktivitetin e një kompanie që mund të rezultojë edhe viktimë e një manipulimi nga ana e pronarëve të deklaruar.
Mbi rastin u prononcua sot edhe kryeministri Rama, i cili i bëri këtë lexim situatës së krijuar. “Kjo çështje me dy pamje duhet ndarë në dy pjesë. Investitorët janë në të drejtën e tyre. Bllokimi i transaksionit është arbitrar dhe negativ. Bllokimi pastaj i kalimit të parave te pronari që ka dyshime, është pastaj i mirëpritur. Investimi vazhdon, nëse hetimi nxjerr që ka persona që ka mashtruar me pronësinë e pronës atëhëre paratë t’i marrin ata që janë pronarë legjitime të pronës”, deklaroi kryeministri.
Power International Holding (PIH), është një konglomerat biznesi i diversifikuar, dhe i organizuar në 6 fusha veprimtarie: Energji, Koncesione dhe Ndërtim; Industri dhe Shërbime; Telekomunikacion; Bujqësi dhe Industri Ushqimore; Pasuri të Paluajtshme; dhe Hoteleri (Mikpritje, Argëtim dhe Catering).
Me një shtrirje në 24 vende të ndryshme të botës, grupi Power International Holding, u rendit i 10-ti në 100 Bizneset Familjare Arabe më të mira në vitin 2025, të listuara nga Forbes.
Lajmi në përditësim...
Komente












Çudi që sa herë qe duhet me shuar protesta vjen Spak. Sa bie protesta ia liron pastaj llogarite. Shume e cuditshme per Psakun e "pavarur".
PërgjigjuKeta jane si ata arabet a durresi marina, kriminel qe kane bekimin e kryeministrit pastrojne leket. E mbani mend kur foli per Durresin i ben dhe intervist ai lumadhit nga Arabia qe e kishin sjell kukull.
PërgjigjuCa beni kshu re se lat nam,nuk ju shkel me njeri me investu ne ate vend o debila qe bllokoni llogari e investime pa' lidhje.
Përgjigju