Sveçla: Nëse Vuçiç futet pa leje në Kosovë e arrestojmë

Sveçla: Nëse Vuçiç futet pa leje në Kosovë e arrestojmë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar se do ta arrestojnë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç nëse futet pa leje në Kosovë. Në një intervistë për DPT, Sveçla tha se shtetasit e huaj nuk mund të futen pa leje në Kosovë.

“Për me leje, shkon te Kryeministri, për pa leje vjen te unë. Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit. E, për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të. Nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës”, ka deklaruar Sveçla në një emision televiziv në Kosovë.

Sipas tij, është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit.

"Cilat janë pasojat? Pasoja është që thjesht nuk ke shtet nëse kreu i shtetit tjetër futet pa leje në territorin tënd”, mirëpo, ka deklaruar Sveçla, “unë nuk besoj që Vuçiç është aq i krisur që të vijë në Kosovë pa leje”, deklaroi ai.

Kjo deklaratë e Sveçlës, vjen pasi në Bruksel nuk u arrit një dakordësi për marrëveshjen Kosovë-Serbi, ndërsa Kurti ka akuzuar Lajçak se po mban anën e Serbisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 20/09/2023 10:16

    ik re klloun keni bere gati dashin e kopese ta pritni me te gjitha nderet e shtepise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)