TIRANE- Kryetari i grupit Socialdemokrat në Parlamentin Europian, Hanes Svoboda, shprehet i zhgënjyer me faktin se Shqipërisë nuk iu dha statusi në Dhjetor 2013, ndërsa garanton mbështetjen e tij për integrimin europian të vendit në BE.
I ndodhur në Tiranë me ftesë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqiperisë, Svoboda
thotë se shpreson se "vendi ynë do të marrë statusin e vendit kandidat në BE në qershor 2014".
Sot Svoboda do të vijojë takimet me krerët e lartë të shtetit bndërkohë që dje, gjatë një takimi me studentë të një universiteti privat në kryeqytet i shoqëruar edhe nga deputeti socialist Taulant Balla, Svoboda u shpreh “u zhgënjyem që nuk e morët statusin kandidat”, ndërsa theksoi se është e rëndësishme që të vijohet me reformat në mënyrë që t’i hapet rrugë procesit të integrimit.
.Kjo është vizita e parë e Svobodas në Tiranë pas ndërrimit të qeverisë.
“Jam i zhgënjyer që nuk e morët statusin kandidat. Unë jam pro Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe shpresoj që Shqipëria të marrë statusin në Qershor. Shqipërisë duhet t’i jepet ky shans, por e rëndësishme është që qeveria të kryejë reformat. Parësore është respektimi i të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike”, u shpreh Kryetari i grupit Socialdemokrat në Parlamentin Europian, Hanes Svoboda.
Duke u ndalur tek hapat që duhet të realizojë qeveria shqiptare dhe reformat që duhet të kryejë në rrugën e saj drejt integrimit europian, Svoboda tha se “Shqipëria duhet të tregojë vullnet për të mposhtur skeptikët”.
“Të luftojmë për zgjedhje të përbashkëta Europiane në aspektin ekonomik. Duhet luftuar papunësia dhe diferencat mes shtresave shoqërore. Realizoni reformat e duhura për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, si dhe shpresoj që do ta tregoni forcën që duhet për të mposhtur skeptikët”, u shpreh Svoboda.
Kreu i Grupit të Social-Demokratëve në Parlamentin Europian tha se Shqipërisë ndër vite nuk i ka munguar ndihma, asistenca dhe mbështetja e BE-së në të gjitha proceset integruese, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e përfundimit të reformave të nisura, kryesisht në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave, krimit të organizuar me qëllim përafrimin e hapave drejt Bashkimit Evropian.
“Pa shtytje, pa asistence dhe pa mbështetje nuk mund të ecet. Shqipëria, vendi juaj, këtë e ka pasur dhe do ta ketë. Unë jam këtu për tju thënë se së pari duhet të përfundoni reformat e nisura dhe të kryesni ato që ende nuk kanë marrë udhë. Lufta kundër korrupsionit është thelbësore ashtu si edhe ajo ndaj krimit të organizuar. Ajo është e rëndësishme për mirëqënien e qytetarëve, ekonominë e vendit, shoqërinë në përgjithësi dhe vetë politikën. Të luftosh korrupsionin do të thotë të përmirësosh ekonominë e vendit tënd si dhe të forcosh rolin e vendit tënd në rajon dhe më gjerë. Një tjetër sfidë është edhe lufta kundër pastrimit të parave. Goditja shtetërore ndaj parajsave fiskale është një luftë që po bëhet në të gjitha vendet e botës. Shqipëria ka ende rrugë për të bërë. Me rëndësi të madhe është bashkëpunimi i ndërsjelltë politik e sidomos mirëkuptmi mes palëve në Parlament. Politika këtu tek ju duhet të jetë bashkëpunuese dhe transparente në të mirë të qytetarëve dhe vendit. ”
Në përfundim të fjalës së tij, Svoboda preku edhe disaçështje që sot shqetësojnë Bashkimin Evropian, siç janë kriza ekonomike që ka prekur disa vende europiane, respektimi i të drejtave të njeriut në të gjitha aspektet si edhe papunësia kryesisht tek të rinjtë.
Ndërsa N/Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë SocialisteTaulant Balla, përmendi masat që ka ndërmarrë qeveria në luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar në vend.
“Si fillim po ju them se jam i bindur se Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat në qershor. Ndonëse qeveria e re ka vetëm pak muaj në detyrë ajo është në rrugën e duhur, rezultatet e para kanë nisur të jepen. Jam i bindur se qeveria do ti përmbushë të gjitha detyrimet dhe kushtet në funksion të mirëqenies, zhvillimit ekonomik, shtetit ligjor dhe ç’është më kryesorja integrimit në Bashkimin Europian. Luftë ndaj korrupsionit nuk ka pa ndëshkim. Aktualisht janë dërguar për procedim penal disa ish zyrtarë dhe ish funksionarë të shtetit. Sigurisht lufta ndaj korrupsionit nuk është lojë procedimesh por vendosmëri për të cuar përpara drejtësisë çdo aferë korruptive dhe mbrapa hekurave përgjegjësit. Një rol të rëndësishëm dhe thelbësor kanë prokuroria dhe gjykatat të cilat duhet të dënojnë çdo rast korruptiv nga i cili krahë qoftë ai”, u shpreh deputeti Balla.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com