Svoboda: Shqipëria,
kandidat në 2012-ën

Svoboda: Shqipëria,<br />kandidat në 2012-ën
Deputeti i Parlamentit Evropian dhe anëtari i Delegacionit për Ballkanin, Hanes Svoboda, është shprehur se mundësia e ardhshme e Shqipërisë për të marrë statusin kandidat për anëtarësimin në BE do të jetë në pranverën e vitit 2012.


Sipas Svobodës cështja nuk do diskutohet në datë 9 dhjetor, në mbledhjen e samitit të Këshillit të BE, duke qenë se marrëveshja e dy partive kryesore në Shqipëri erdhi me vonesë.

“Marrëveshja pozitë-opozitë në Shqipëri erdhi pak me vonesë për samitin e 9 dhjetorit, por gjithsesi ndoshta në pranverë të vitit të ardhshëm mund të flitet për statusin e kandidatit, pasi do jetë e rëndësishme për promovimin e reformave evropiane në Shqipëri,” është shprehur Svoboda.

Ai thekson se nëse partitë i qëndrojnë marrëveshjes deri në fund atëherë BE do ti japë dritën jeshile marrjes së statusit të vendit kandidat.

“Nëse ata i zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe nëse arrijnë atë që kanë premtuar, mendoj se Shqipërisë duhet t’i jepet një shans në pranverë për statusin e kandidatit,” tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS