
Poloni - Shqipëri, kjo do jetë ndeshja gjysmëfinale e play-off për Kombëtaren. Pas shortit, nga Zyrihu foli edhe trajneri Sylvinho. Trajneri i Kombëtares tha se pret një tjetër Poloni, ndryshe nga debutimi i tij me Shqipërinë.
“Polonia? Fillimisht, e kemi merituar shumë që të jemi këtu edhe një herë tjetër. Tani luhet futboll. Po flisja me shumë të tjerë, italianë dhe përfaqësues të tjerë. Në futboll, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare, por edhe ata na njohin mirë gjithashtu. Luhet futboll, përgatitet ndeshja dhe ecim përpara. Pres një Poloni tjetër nga ajo që jemi përballur vite më parë.
Finalja e mundshme, ndaj Ukrainës ose Suedisë? Janë të gjitha skuadra të forta, Polonia fillimisht, por edhe nga ana tjetër dy kundërshtarë të fortë. Ukrainën e njohim tashmë nga Nations League, ndërsa ndaj Suedisë kemi zhvilluar një miqësore. Janë skuadra të forta, me lojtarë të fortë. Janë katër skuadra shumë të forta”, tha trajneri brazillian i Shqipërisë.
Lajmi kryesor:
Play-off i Botërorit 2026/ Shqipëria luan kundër Polonisë, Kosova gjen Sllovakinë! Kuqezinjtë në finale me fituesin e Ukrainë - Suedi, Italia e 'gjen shtruar'








