Synon të bëhet kryeministër në
Pakistan/ Nga “playboy”, Khan martohet me gruan me burka

Legjenda e sportit të kriketit në Pakistan Imran Khan, i cili tani i ka hyrë politikës është martuar për herë të tretë, me një grua e cila mësohet se është një predikuese e fesë islame.

Khan, 65 vjeç, u martua me Bushra Wattoo (një grua e divorcuar të cilën një miku i tij rrëfeu se ai e ka takuar në të kaluarën gjatë konsultimeve fetare) gjatë një ceremonie private në Lahore të dielën, sikurse ka bërë të ditur partia e tij.

Një gjë e tillë i ka dhënë fund thashethemeve lidhur me martesnë e tretë të Khan, pasi dy divorceve nga sociologja Jemima Goldsmith dhe ish-prezantuesja televizive Reham Khan.

Pas humbjeve në zgjedhjet e 2013-s, Khan ka folur për ambiciet e tij për t’u bërë kryeministër i Pakistanit në prag të zgjedhjeve të sivjetme parlamentare.

Pakistani është një vend me shumicën dërrmuese të popullsisë që i përkasin besimit islamik.

[gallery]25603[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet