Policia Rrugore e Gjirokastrës në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore ka ushtruar kontrolle me dron dy ditët e fundit për të rritur sigurinë rrugore.

Kontrollet nga policia u fokusuan tek parakalimet me fushëpamje të kufizuar, ku rrezikshmëria për t'u përfshirë në një aksident është e madhe.

Nga monitorimet janë konstatuar dhe ndëshkuar me 93 masa administrative shoferët e automjeteve.

“Syri ajror” është risia që po i vjen në ndihmë kohëve të fundit Policisë Rrugore për evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Postimi i plotë i Policisë: 

Miremengjes nga Polici e Shtetit!

Policia Rrugore e Gjirokastrës në bashkëpunim me Njesine Operacionale të Policisë Rrugore ne dy ditët e fundit ushtruan kontrolle per te rritur sigurine rrugore.

Krahas kontrolleve në akset rrugore, ketë herë monitorimi dhe konstatimi i shkeljeve u ndihmua edhe nga “Syri ajror”.

Kontrollet u fokusuan tek parakalimet me fushëpamje të kufizuar, ku rrezikshmeria për t'u përfshire në aksidente rrugore është e madhe.

Gjithashtu u kryen edhe verifikime me radarë për drejtuesit e mjeteve qe tejkalonë kufijtë e shpejtësisë

Nga monitorimet janë konstatuar dhe ndëshkuar me 93 masa administrative shofere.