'Syri i Kaltër' javën e ardhshme bëhet Park Natyror, do ndalohen zhytjet! Ministrja: Do të zgjerohet 290 ha, burim ekonomie të gjelbër
Javën e ardhshme qeveria pritet të miratojë vendimin për ta kthyer Syrin e Kaltër në Park Natyror duke rritur sigurinë në të dhe duke zgjeruar sipërfaqen e mbrojtur. Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, u tregua kritike për ndotjen në një nga pikat më të preferuara të turistëve vendas e të huaj.
Redaksia 16 Janar 2022, 14:16 | Përditesimi: 17 Janar 2022, 10:51
Në pranverë turistët do të gjejnë një realitet të ri tek 'Syri i Kaltër'. 30 minuta larg nga Saranda, kjo pikë shumë e preferuar turistike do të ketë parkim, rrugë, korsitë e biçikletave, deri te pikat panoramike, si dhe trenin e vogël për vizitorët.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e shoqëruar nga prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj e nisi inspektimin duke larguar një kanaçe nga uji.
"Duhet të pastrohet çdo ditë. E mora vet tani unë, ta bëjë firma, ja vetëm në 1 m katror u mbush koshi", tha ajo.
Me kthimin në park natyror, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura do të ketë nën monitorim jo vetëm burimin e syrit të kaltër, që aktualisht, sikundër nuk lejohet, përdoret edhe për zhytje.
"'Syrin e Kaltër' do ta kthejmë në ‘Park Natyror’. Kjo do të bëhet definitive me vendimin javën e ardhshme në Këshillin e Ministrave. Me marrjen e statusit 'Park Natyror' dhe sipërfaqja e zonës së mbrojtur do të zgjerohet në rreth 290 ha, si pjesë e vizionit tonë për të ruajtur e kthyer në burim ekonomie të gjelbër perlat e Shqipërisë", vijoi ministrja.
Syri i Kaltër një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë, dhe perlë e turizmit veror gjendet pranë fshatit Muzinë, në rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër gjysmë ore larg nga Saranda.
Si gjithmone rindja e fasadave po nderton biznese familjare nepermjet koncensioneve. Si cdo vit dhe sivjet rrugen do ta mbuloje tymi dhe zonen rreth syrit do ta mbulojne kanacet dhe plehrat. Njerezit do fusin kembet ne uje dhe plot syresh do zhyten dhe as1 ska per ta rr*jt fare as per ligjin dhe as per Maliqin
Përgjigju
Cnxndn: 16/01/2022 14:23
Dhe ky me koncension.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.2%
Të gabuar
81.4%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4468
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Si gjithmone rindja e fasadave po nderton biznese familjare nepermjet koncensioneve. Si cdo vit dhe sivjet rrugen do ta mbuloje tymi dhe zonen rreth syrit do ta mbulojne kanacet dhe plehrat. Njerezit do fusin kembet ne uje dhe plot syresh do zhyten dhe as1 ska per ta rr*jt fare as per ligjin dhe as per Maliqin
PërgjigjuDhe ky me koncension.
Përgjigju