ATHINE - Syriza është një parti e majtë radikale, e cila ka kryer fushatën e saj elektorale duke u përqendruar në kundërshtimin me masat e kursimit të vendosura nga Bashkimi Evropian. Syriza do të thotë “Synaspismós Rizospastikís Aristerás” që përkthehet (Koalicioni i së majtës radikale). Partia ka lindur në vitin 2004 si koalicion i formacioneve të ndryshme të së majtës greke, midis tyre ekologjistë, komunist si dhe pjesëtar të së majtës demokratike.

Fushata elektorale e Syrizës është përqendruar në premtimin e përfundimit të masave të kursimit dhe të fondeve të reja për shpenzimet publike. Midis propozimeve të bëra janë: energjia elektrike falas për më të varfrit, vakte të mira të shpërndara në shkolla dhe shtëpi për të pastrehët.

Grekët e pavarur janë një parti e vogël konservatore, e formuar në vitin 2012 pas një përçarje të partisë së Antonis Samaras, “Demokracia e Re”. Të dyja partitë duan ta rinegociojnë planin e shpëtimit të vendosur nga vendet e Evropës dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Por dy partitë kanë diferenca të mëdha politike për tema si imigrimi dhe shpenzimet publike.