Szydlo: Polonia refuzon të pranojë
refugjatë pas atentateve të Brukselit

Polonia do të refuzojë pranimin e refugjatëve në territorin e saj, si pjesë e një programi shpërndarjeje nga ana e Bashkimit Evropian, deklaroi sot kryeministrja polake, Beata Szydlo, në një reagim ndaj atentateve të djeshme vdekjeprurëse në Bruksel.

Pas asaj që ndodhi në Bruksel, e kam të pamundur të them se ne do të mund të pranonim sërish refugjatë”, deklaroi Szydlo për televizionin privat polak, Superstacja.

Deri tani, qeveria konservatore polake ka pritur 7 000 refugjatë duke respektuar një angazhim të marrë më parë nga qeveria e qendrës e ish-kryeministres, Ewa Kopacz.

Të paktën 31 persona u vranë dhe 270 të tjerë u plagosën pas atentateve të djeshme në aeroportin dhe metronë e Brukselit.ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat