Të ardhurat nga doganat, Crown
Agents: Rezultate të prekshme 

Të ardhurat nga doganat, Crown<br />Agents: Rezultate të prekshme 
Programi i Crown Agents për Doganat në Shqipëri po përfundon një raport mbi punën operative të kryer gjatë gjysmës së parë të vitit 2015 dhe ne jemi të lumtur të theksojmë disa suksese domethënëse.
 
Gjatë 6 muajve janë kryer mbi 4,900 kontrolle të cilat kanë bërë të mundur zbulimin e 1,370 raste mashtrimesh apo veprimesh të kundërligjshme. Përmes këtyre zbulimeve është bërë e mundur mbledhja e mbi 6,4 milionë Euro në formën e të ardhurave dhe gjobave, ndërkohë që kjo shifër pritet të arrijë në 11 milionë Euro pas mbylljes së disa rasteve që janë ende në shqyrtim.
 
Për sa i përket kostos së punës, kjo shifër përfaqëson një kthim të drejtpërdrejt dhe të menjëhershëm të kostos së kontratës në raportin 5 me 1, nga aktiviteti i gjashtë muajve të parë. Ky është një tregues i qartë i faktit që Programi në vetvete po ofron përfitime të prekshme dhe të menjëhershme për Shqipërinë.
 
Njëkohësisht, është shënuar një rritje e mbledhjes së të ardhurave nga prodhimi vendas i alkoolit prej 28% gjatë 6 muajve të parë të 2015-ës. Ne besojmë se kjo është ngushtësisht e lidhur me Fushatën Kundër Mashtrimit me Pijet Alkoolike, si edhe me auditet që janë ndërmarrë dhe me sekuestrimin nga ana e grupeve operative të Crown Agents të mbi 130,000 litrave alkool të prodhuar në mënyrë të jashtëligjshme. Ky është një shembull i mirë i një tjetër përfitimi të gjerë që vjen nga puna jonë e që ka të bëjë me rritjen e respektimit të ligjit nga ana e bizneseve.
 
Vetëm gjatë 3 javëve të fundit, përmes ndërhyrjeve tona është bllokuar një sasi prej 1,5 tonë duhan i jashtëligjshëm në tregje dhe depo magazinimi çka do të ketë një ndikim në rritjen e tregtisë së ligjshme në këto zona, si edhe në rritjen e të ardhurave. Përmes burimeve të informacionit të përpunuar, ne kemi ushtruar kontroll në disa ambiente në veri të Shqipërisë, ku duhani përpunohej dhe paketohej në mënyrë të jashtëligjshme.
 
Në fushën e hidrokarbureve, një iniciativë e ndërmarrë së fundmi mbi sasitë e karburantit në automjetet tregtare, e që synon identifikimin e mashtrimeve me karburantet e përjashtuara nga detyrimet, ka identifikuar 48 raste shkeljesh gjatë 4 javëve të fundit, me një përqindje suksesi prej 22% dhe mbi 30,000 litra karburant të bllokuara.
 
Ne kemi asistuar gjithashtu në procesin e hetimit të rasteve të pretenduara apo të dyshuara të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës nga ana e stafit doganor, çka ka rezultuar në largimin nga detyra dhe marrjen e masave ndëshkuese për mbi 80 punonjës të Doganave, prej muajit shkurt 2015.
 
Këto rezultate të drejtpërdrejta, të kombinuara me mbështetjen për reformat afatgjata të lidhura me organizimin dhe menaxhimin, përgjegjësitë dhe llogaridhënien e stafit menaxhues, masat për parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit, auditimin, vlerësimin dhe klasifikimin doganor, si edhe bashkëpunimin ndërinstitucional, tregojnë qartësisht vlerën e këtij programi.
 
Sidoqoftë, shumë po bëhet aktualisht dhe akoma më shumë mbetet për t’u bërë, veçanërisht për sa i përket riorganizimit, sistemeve të vlerësimit dhe punës ndërinstitucionale. Çështjet më të mëdha, të tilla si përkthimi i aktivitetit dhe veprimeve mbresëlënëse të grupeve operative të Crown Agents në më tepër përputhshmëri ligjore mbetet një sfidë dhe ne po vazhdojmë të punojmë me Doganat dhe Qeverinë shqiptare për të ulur nivelin e evazionit të taksave dhe për të rritur nivelin e të ardhurave të mbledhura.
 
Kjo qasje do të përfshijë mbështetjen tonë të plotë për iniciativën e re të qeverisë e cila do të lançohet javën e ardhshme dhe synon të luftojë informalitetin brenda për brenda sektorit të biznesit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)