Të ardhurat nga turizmi
sërish në rënie

Sipas të dhënave të bilancit të llogarisë korente të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e të huajve në Shqipëri u pakësuan në 171 milionë euro, me një rënie prej gati 8% në krahasim me tre muajt e parë të vitit 2012.

Turizmi është një ndër sektorët që konsiderohet si me më shumë potencial në zhvillimin e vendit, si një burim i rëndësishëm i hyrjes së valutës në vend.

Megjithatë, ky sektor në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit nuk po arrin të prodhojë të ardhura të qëndrueshme, teksa paratë që të huajt shpenzojnë janë pothuajse të njëjta me ato që shqiptarët harxhojnë jashtë.

Madje në tremujorin e parë të këtij viti, bilanci është kthyer sërish në negativ, në rreth minus 35 milionë euro (diferenca mes parave të shpenzuara në vend dhe atyre që kanë dalë jashtë.)

Shpenzimet e shqiptarëve për udhëtimet jashtë ishin 206 milionë euro, me një rritje prej 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për një vend që e konsideron turizmin një prej industrive kryesore në vend, rezultatet e deritanishme janë të dobëta.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë