29.2 miliardë lekë janë arkëtuar nga të taksimi i të ardhurave personale për vitin 2015, nga 31.3 miliardë lekë që ishte plani. Të dhënat paraprake të treguesve fiskale të vitit që sapo u mbyll tregojnë se të ardhurat nga kjo taksë janë realizuar në masën 92 %. Kjo mund të argumentohet edhe me faktin e rritjes së të punësuarve, apo uljen e informalitetit që do të thotë që shumë të punësuar që punonin në të zezë janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore. Qeveria miratoi një politikë të re taksash sa i takon të ardhurave personale, ku hyri në fuqi taksimi progresiv.