Vijon puna e Strukturave të Policisë së Shtetit për të goditur paligjshmërinë.
Në të gjithë vendin , Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme” , konkretisht në parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike, në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme , prerjen e paligjshme të pyjeve , si dhe organizimin e lotarive të palejuara.
Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike gjatë kësaj jave në të gjithë vendit kanë vepruar në terren 90 grupe të përbashkëta POLICI-OSHEE.
Janë kryer 3.212 kontrolle në terren.
Gjatë kontrolleve u evidentuan 50 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 50 autorë.
Nga këta, 24 autorë janë arrestuar në flagrancë, 6 autorë janë shpallur në kërkim dhe 20 autorë ndiqen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimeve të paligjshme , nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 19 raste të ndërtimeve pa leje.
Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 19 autorë nga të cilët, 3 autorë janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 16 autorë ndiqen në gjendje të lirë.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 8 raste me 8 autorë, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 7 ndiqen në gjendje të lirë.
Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara , Policia e Shtetit ka evidentuar 6 raste me 6 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Edhe në javët në vazhdim , Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.9%
-
Jo
47.9%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta për “listat e zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06
-
Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit
11 Janar, 16:59
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44