Në të gjithë vendin Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme” , konkretisht në parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike, në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme , prerjen e paligjshme të pyjeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.
Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike gjatë kësaj jave në të gjithë vendit kanë vepruar në terren 70 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE.
Janë kryer 2.985 kontrolle në terren ku janë evidentuar 15 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Për këto raste janë evidentuar 15 autorë.
Nga këta, 7 autorë janë arrestuar në flagrancë, 6 autorë janë shpallur në kërkim dhe 2 autorë ndiqen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimeve të paligjshme, nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 9 raste të ndërtimeve pa leje.
Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 9 autorë nga të cilët, 2 autorë janë arrestuar në flagrancë, 6 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 1 autor është shpallur në kërkim.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 8 raste me 8 autorë, nga të cilët 2 autorë janë arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë ndiqen në gjendje të lirë.
Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 4 raste me 4 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 makineri të lojrave, 4 televizorë dhe një roletë.
Edhe në javët në vazhdim , Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme.
/Shqiptarja.com