Kuvendi i Shqipërisë dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) angazhohen së bashku në partneritet për përparimin e të drejtave të fëmijëve.
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe përfaqësuesi i UNICEF-it, Dr. Ezio Gianni Murzi, forcojnë bashkëpunimin përmes nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, duke synuar ligje më të mira për fëmijët, nxitjen e të drejtave të tyre dhe bashkërendim me qeverinë, për realizimin e këtyre të drejtave, në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilave i përmbahet shteti shqiptar.
Ky memorandum shërben për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe UNICEF-it në Shqipëri.
Nëpërmjet këtij memorandumi, UNICEF do sigurojë asistencën teknike, ekspertizën e duhur, mbledhjen e fakteve dhe të dhëna të besueshme rreth situatës së fëmijëve në Shqipëri, si dhe të praktikave dhe përvojave më të mira në nivel botëror, të cilat do t’i ndihmojnë anëtarët e kuvendit ta trajtojnë më mirë realizimin e të drejtave të çdo fëmije pa lënë askënd.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com