Të drejtat e të burgosurve: PS-LSI
“luftë e ftohtë” te komisioni i ligjeve

Të drejtat e të burgosurve: PS-LSI<br />“luftë e ftohtë” te komisioni i ligjeve
TIRANE- Ndonëse krerët e mazhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë qetësuar tonet, e njëjta gjë s’mund të thuhet për përfaqësuesit e tjerë të shumicës qeverisëse. Aq më tepër kur ditët e fundit po qarkullon në media teza e ndryshimeve qeveritare. Tensioni është shfaqur dje edhe në Komisionin e Ligjeve gjatë debatit për projektligjin e sjellë nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, për të drejtat e të burgosurve dhe të paraburgosurve. Deputetja e PS, Vasilika Hysi shprehu 3 vërejtje për draftin e Naços, duke kërkuar miratimin e projektligjit vetëm në parim, pasi sipas saj ai krijon probleme.

Hysi theksoi ligji nuk vjen si paketë me ndryshimet e tjera kur preket Kodi Penal, Kodi i procedurës Penale, ligji i Avokatit të Popullit, Ligjin për avokatinë në RSH dhe ligjin për ekzekutimin e vendimeve penale të ndryshuar.“3 janë qëllimet e ndërhyrjes, përmirësimi i kushteve për trajtimin e personave të dënuar me burgim, është e fjala për burgjet me regjim të hapur, përforcimi i sigurisë në burgjet e sigurisë së lartë, ka një kufizim për të drejtat e personave që vuajnë dënimin dhe parashikimi në mënyrë taksative se kush do jenë autorët e veprave penale që do të vuajnë dënimin në burgjet e sigurisë së lartë duke i hequr këtë mundësi gjykatave që të përcaktojnë vendin se ku do të vuajnë dënimin persona të caktuar”, u shpreh Hysi.

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga deputetja e PS, ministri i Drejtësisë i LSI-së, Nasip Naço u shpreh se nuk ka bërë shpikje, por është adoptuar modeli italian sipas standardeve më të mira. Ai theksoi se ligjit nuk ka asnjë presje për t’i hequr. “Modeli që kemi paraqitur është model i marrë përtej Antlantikut. Jemi munduar t’i përshtatemi me realitetin shqiptar. Ky propozim ka ardhur në kohën e duhur. Në këtë ligj kemi edhe një risi burgjet me regjim të hapura. Shërbimi i provës na ka ndihmuar që të mos kemi të burgosur shumë që t’i rëndojmë buxhetit të shtetit.

Regjimi i hapur ka risi sepse të burgosurit pasi lënë burgun janë më të integruar. Keni bërë një analizë të hollësishme jo vetëm të këtij projektligji, por edhe gjithë projektligjeve në tërësi dhe e kisha të pamundur të mbaja shënime konkretisht. Tani filozofi nuk mund të bëjmë, ligjin e keni para, personalisht nuk kam për t’i hequr asnjë presje ligjit të sjellë”, u shpreh Naço. Pas debateve, komisioni parlamentar i ligjeve miratoi në parim projektligjin, për ta shqyrtuar atë nen për nen javën e ardhshme. 


Redaskia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt