Ky është një nga vëndet e pakëta në botë ku pushuesit mund të flejnë me peshqit dhe ta gjejnë veten të rrethuar prej tyre kur të zgjohen në mëngjes.

Qindra krijesa ujore shihen përtej xhamit të dhomave, në suitat e hotelit me pesë yje “The Palm” në Dubai.

Në fakt, dhomat gjenden brënda një akuariumi i cili mban 65.000 kafshë ujore, duke krijuar iluzionin se gjenden nën det.

Një natë në këto suita kushton 8,200 dollarë dhe brënda tyre ka një dhonjë gjumi, një dhomë luksoze ndënjieje dhe një kuzhinë ngrënieje.

Në hotel numërohen 150 dhoma. Ai u hap në 2008 dhe prej atëhere ka rrëmbyer vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota.

hoteli
hoteli
hoteli

  Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com)