Të fortët” zaptojnë hapësirën e
përbashkët të një pallati në Fie

Të fortët” zaptojnë hapësirën e<br />përbashkët të një pallati në Fie
Në lagjen “Kryengritja” në Fier, një banor i një pallati ka ndërtuar pa asnjë të drejtë ligjore një shtesë në hapësirën e përbashkët të këtij pallati. Banorët, të shqetësuar dhe të revoltuar për shkak të mos marrjes së masave nga autoritetet, iu drejtuan emisionit “Fiks Fare”.
 
Naum Dorre, banor: Brenda pallatit, te shkallët, një banor  ka ndërtuar një dhomë, pra një shtesë. Pallati është errësuar komplet, as ajër nuk ka, as dritë nuk ka. Të gjithë banorët ankohen.
 
Fiksi: Ku është ndërtuar shtesa?
 
Naum Dorre: Brenda pallatit, në katin e dytë.
 
Fiksi: Përveç shtesës në katin e dytë, është edhe në katin e tretë apo jo?
 
Naum Dorre: Po, në katin e tretë e ka bërë me llamarinë. I jemi drejtuar fillimisht kryetarit të bashkisë, por nuk morëm asnjë përgjigje. Kemi përsëritur kërkesën edhe pas 10 muajsh, sërish nuk ka asnjë përgjigje. I jemi drejtuar perfektit, nuk ka dha asnjë përgjigje. Shkuam tek Prokurori i rrethit, të cilit i çuam një ankesë, edhe ai nuk na ktheu përgjigje. Ne nuk kemi forcë, prandaj iu drejtuam edhe “Fiksit”.
 
Fejzi Çaushi, banor: Ajo është një pronë e përbashkët, pra na është bërë shumë pengesë. Nuk shikojmë sepse ka errësirë, ndërsa ka pleq, kurse unë vet jam invalid. Nuk po kërkojmë diçka të jashtëligjshme.
 
Hamdi Mehmeti, banor: Hapësira është e të gjithëve, nuk është as e imja, as e një tjetri.
 
Aleksandra Dorre, banore: Tubat e ujit i kemi këtu përkohësisht, sepse janë prerë tubat e ujit, s’ka ujë fare këtu…
Fiksi: Pra, kjo ndërhyrje pa leje ju ka prishur shumë punë?
Aleksandra Dorre: Na ka prishur shumë, shumë punë.
 
Gjithashtu, grupi i emisionit “Fiks Fare” u kërcënua duke u sulmuar edhe me gurë nga pronarët e një restoranti poshtë pallatit.
 
Nisur nga rrezikshmëria e situatës, grupi i “Fiks Fare” kërkoi mbrojtjen e forcave të Policisë së Shtetit, të cilët menjëherë dolën në vendngjarje.
 
Në lidhje me ankesën e banorëve, “Fiks Fare” iu drejtuar edhe IMKT-së për të kërkuar një sqarim në lidhje me rastin e ndërtimit pa leje në pallatin e lagjes “Kryengritja” në Fier.
 
Dallëndyshe Bici, drejtoreshë e IKMT-së: E njëjta ankesë e cila ka ardhur pranë redaksisë tuaj, është depozituar edhe në protokollin e IKMT-së dhe meqë ne jemi në aksion në të njëjtin qytet, i mbledhim të gjitha ankesat që kanë ardhur në këtë qytet në mënyrë që t’i realizojmë krahas planit të punës sonë. Në fakt, për këtë ndërtesë ka një vendim prishje nga Inspektoriati vendor i Bashkisë Fier, fakti që nuk është prishur nga Inspektoriati Kombëtar deri tani do të thotë se ne nuk mund të vihemi në lëvizje vetëm për një ndërtesë kudo qoftë ajo.
 
Ashtu siç u premtua edhe nga drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, urdhri për prishjen e  ndërtimit pa leje në pallatin e lagjes “Kryengritja” në Fier u zbatua shumë shpejtë.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!