Shoqata e të larguarve nga puna ka denoncuar dje shkarkimet në Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Kryetarja e kësaj shoqate, Nertila Qafzezi deklaroi se më 30 dhjetor nga UKT janë shkarkuar 400 punonjës, ndërsa sipas saj shkresat janë në shkelje me ligjin dhe kodin e punës.“Shkresat janë në shkelje me ligjin dhe kodin e punës. Duhet të zhbëhen këto vendime dhe të dëgjohet zëri i punonjësve”, tha Qafzezi. Nga ana tjetër, punonjësit e larguar kanë bërë thirrje se kanë nevojë për mbështetje, pasi janë të papunë.
/Shqiptarja.com







